Shuhet Bernard Hill, kapiteni i ‘Titanikut’ dhe mbreti Theodeon tek ‘Zoti i Unazave’

Shuhet Bernard Hill,  kapiteni i ‘Titanikut’ dhe mbreti Theodeon tek ‘Zoti i Unazave’

Bernard Hill te "Titaniku" dhe "Zoti i Unazave"

Interpretoi kapitenin e famshëm të ‘Titanikut’ si Edëard Smith (1997), si dhe rolin e e mbretit Theoden tek ‘Zoti i Unazave – Dy kullat’ (2002)  dhe të tjera personazhe të rëndësishme të kinematografisë holliudiane. Aktori i njohur Bernard Hill është ndarë nga jeta këtë të dielë në moshën 79-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur agjenti i tij në orët e fundit.

Aktori britanik ka interpretuar kështu në dy nga tre filmat e vetëm në histori që fituan 11 çmime “Oscar” dhe tejkaluan 11 miliardë fitime.

Karriera

Pas një praktike të gjatë, Hill u bë i njohur me rolet e tij të para televizive: më i rëndësishmi për "The Black Stuff", ku luajti Yosser Hughes. Roli i tij i parë i madh në film erdhi në vitin 1996, me "The Ghost and the Darkness", ku interpretoi në krah të Michael Douglas dhe Val Kilmer.

Ka luajtur gjithashtu si  Philos në filmin "The Scorpion King"  me Dwayne "The Rock" Johnson.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë