Shuhet i madhi Umberto Eko
ja libri i fundit në gjuhën shqipe

Shuhet i madhi Umberto Eko<br />ja libri i fundit në gjuhën shqipe
TIRANË - Në dhjetëvjeçarët e fundit është shkruar shumë për teorinë e përkthimit, edhe sepse janë shtuar qendrat kërkimore, kurset e departamentet kushtuar këtij problemi, si dhe shkollat për përkthyes e interpretë.

Arsyet e rritjes së interesit për traduktologjinë janë të shumta e përqasen mes tyre: nga njëra anë dukuritë e globalizimit, që krijojnë gjithnjë e më shumë lidhje të ndërsjella mes grupeve e individëve të gjuhëve të ndryshme, më pas zhvillimi i interesave semiotikë, sipas të cilëve koncepti i përkthimit zë vendin e parë edhe kur nuk thuhet qartë (mjafton të sjellim ndër mend diskutimet mbi kuptimin e një fjalie si diçka që teorikisht duhet të mbijetojë në kalimin nga një gjuhë në tjetrën), dhe së fundi përhapja e informatikës, që shtyn shumë syresh ta provojnë dhe të përmirësojnë gjithnjë e më shumë modele të përkthimit artificial (ku problemi traduktologjik bëhet parësor jo aq kur modeli qëndron, por pikërisht kur tregon se nuk qëndron plotësisht).

Gjithashtu, nga gjysma e parë e shekullit të shkuar e më tej u përpunuan teori të strukturës së një gjuhe, apo të dinamikës së gjuhëve, që vinin theksin mbi dukurinë e pamundësisë së madhe të përkthimit; sfidë kjo jo më e paktë për vetë teoricienët që, edhe pse përpunonin këto teori, e kuptonin që në të vërtetë, e prej mijëra vitesh, njerëzit përkthejnë.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!