Shuhet ish-trajneri i Kombëtares
nesër homazhet për Medin Zhegën

Shuhet ish-trajneri i Kombëtares <br />nesër homazhet për Medin Zhegën
TIRANE - Do të zhvillohen nesër homazhet për nder të  ish trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Medin Zhega, i cili u nda dje nga jeta në moshën 66 vjeçari. Baba i dy fëmijë, Zhega ndërroi jetë dje rreth orës 15.00 në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në spitalin neurokirurgjik ku ai po kurohej prej kohësh pas një hemoragjie të rëndë cerebrale që i kishte shkaktuar paralizë të përgjithshme.

Në maj të vitit të kaluar Medin Zhega pësoi një aksident në Kanada kur u rrëzua në vaskën e shtëpisë ku jetonte. Që prej atij aksidenti gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua deri ditën e sotme kur ai mbylli sytë përgjithmonë.

Shpesh në forumet sociale dhe rrjetet mediatike lëshoheshin apele për më shumë vëmendje ndaj jetës së ikonë së sportit shqiptar.

Në vijim Biografia e plotë e Medin Zhegës:

Medin Zhega ka qënë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF. Ai ka lindur në Shkodër më 31 janar 1946. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes, studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Kimi-Mercologji. Ka kryer studimet e larta edhe në Intitutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve "Vojo Kushi" (sot Akademia e Sporteve).
Në periudhën 1963–1979, ka luajtur futboll me ekipet e Vllaznisë dhe Dinamos, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të vendit, i shquar si golashënues në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare. Nga viti 1965 e në vazhdim ka qenë anëtar i ekipit kombëtar të futbollit. Në vitin 1981 mbaron shkollën e trajnerëve në Austri. Ka kryer gjithashtu një seri kualifikimesh për trajner, jashtë vendit.
Në vitet 1984-1986 ka punuar si ndihmëstrajner i ekipit kombëtar dhe atij olimpik. Në vitet 1992-1996 ka qenë deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitet 1999-2001 ka qenë trajner i ekipit Kombëtar të Shqipërisë. Nën drejtimin e Mjeshtrit Zhega, skuadra ynë Kombëtare, në vitin 2001, fiton turneun "Rothmans" në Maltë.
Ka fituar titullin e lartë "Mjeshtër i Merituar i Sportit".
Jeton në Tiranë dhe ka dhënë leksione futbolli.
Pasi shkarkohet nga detyra e trajnerit të ekipit Kombëtar të Shqipërisë, post që e mbajti deri në vitin 2001, ai emërohet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Përsëri, këtë post e mban deri në vitin 2010. Në vitin 2009, gjatë transmetimit të spektaklit për nder të 90-të vjetorit të themelimit të klubit shumësportesh "Vllaznia", ai nderohet me titullin "Qytetar Nderi" i qytetit të Shkodrës.
Më 5 maj 2011, gjatë një udhëtimi familjar dhe qëndrimi në Toronto të Kanada-së, ai pëson një aksident i cili fatkeqsisht e dënoi fillimisht me paralizë dhe sot me ndarjen përfundimtarë nga jeta.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës