TIRANE -Shuhet Tonin Tërshana! Këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje në mushkëri.

Shkodrani i cili i ka munguar prej vitesh skenës shqiptare, u shfaq vetëm 3 javë më parë, kur pas një pritje të gjatë mundi të marrë në duar çelësat e banesës sociale të cilën nuk mundi ta gëzonte.

Dëshira e tij më e madhe ishte të shihte familjen nën një çati të sigurt, ëndërr e cila ju plotësua më 1 shtator të këtij viti kur kryebashkiaku Erion Veliaj i dorëzoi çelësat e banesës sociale.

"Faleminderit që pas 20 vitesh na mundësuat të kemi një shtëpi si gjithë të tjerët", - tha përpara kryebashkiakut, këngëtari Tërshana.

tonin tershana veliaj

Shqiptarja.com pati fatin të merrte emocionet e fundit të mjeshtrit të madh Tonin Tërshana....në fjalë dhe këngë.  Gjatë intervistës për gazetaren Florinda Merko, Tërshana nuk mund ta shprehte ndryshe gëzimin përveçse me vargje...Në këtë intervistë të fundit televizive, Tërshana këndon “Lumturia nuk dhurohet” vargje të cilat këngëtari i madh zgjodhi për të shprehur mirënjohjen për marrjen e banesës sociale. 



Tërshana ka qenë një ndër këngëtarët me më shumë trofe të “rrëmbyera” në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, plot 4 në mbi 20 edicione që ka marrë pjesë.

Në Festivalin e 4 të Radio televizionit Shqiptar Tërshana rrëmbeu çmimin e parë me këngën "Kur vjen pranvera" (Muzika Pjetër Gaci, teksti Fatos Arapi) kur ishte vetëm 16 vjeç. Tërshana ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH.

Presidenti i Republikës Bamir Topi, i ka dhënë titullin e lartë "Mjeshtër i Madh"

tonin tershana bamir topi

Disa nga kenget e te madhit Tonin Tershana