Shuhet mjeshtri i madh Rexhep
Çeliku,'Valltari fluturues'/VIDEO

Shuhet mjeshtri i madh Rexhep<br />Çeliku,'Valltari fluturues'/VIDEO<br /><br>
Ndërroi jetë valltari virtuoz i Ansamblit të Këngëve dhe valleve Popullore Rexhep Çeliku. Artisti u largua nga jeta në mënyrë të parakohshme, pas një sëmundjeje të rende, me të cilën luftonte prej vitesh. Kryemjeshtri i valles dhe koreografi i Ansamblit Popullor u shua në shtëpinë e tij, në Tiranë rreth orës 04:00 të mëngjesit. Gjendja e rëndë shëndetësore e Rexhep Çelikut është vënë re edhe në fillim të javës, ndërsa Presidenti i Republikës Ilir Meta po i jepte dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

“Valltari fluturues” e quan Dedin Suli në librin monografik, duke u shprehur se “Rexhep Çeliku i ka dhënë hijeshi skenës me trupin e tij lastar, me kërcimin e tij magjepsës”. Rexhep Çeliku ka përcjell vlerat më të mira të folklorit shqiptar në skenat botërore. Fal tij, Ansambli ka fituar gjerdanin e artë në Dizhon të Francës para 30 vjetësh.

Rexhep Çeliku e ka nisur karrierën e tij në drejtimin e koreografit të shquar Panajot Kanaçi, i cili zbuloi talentin tek ai. I lindur më 19 korrik 1954 në Tiranë, që nga viti 1976 ai ka qenë solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Numëron në repertorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.

Pasioni dhe përkushtimi ndaj valles popullore, dëshira për të dhënë gjithçka, në mënyrë të përkryer dhe bukur, në raport me simbolikën dhe estetikën e saj, e ka bërë Rexhep Çelikun një nga më të talentuarit valltarë që ka pasur Ansambli kombëtar.

Ai do të mbetet në historinë e muzikës shqiptare si një simbol i interpretimit me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin. Rexhep Çeliku është vlerësuar me titujt “Mjeshtër i Madh” dhe Nderi i Kombit”. Homazhet në nder të artistit do të mbahen ditën e shtunë, 13 janar 2018, në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 11:00-13:00.

[gallery]25326[/gallery]
Është nderuar me titullin "Mjeshtër i Madh", akorduar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin "për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin".

Ndërsa u shfaq për herë të fundit në ekran vetëm katër ditë më parë, kur Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i akordoi Dekoratën 'Nderi i Kombit' me motivacionin:

“Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit