Shuhet në moshën 99-vjeçare
aktorja  Zsa Zsa Gabo

Shuhet në moshën 99-vjeçare<br />aktorja  Zsa Zsa Gabo
Aktorja Zsa Zsa Gabor, u nda nga jeta pas një infarkt në zemër në moshën 99-vjeçare.

Ajo lindi në Hungari dhe emigroi në SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku u shndërrua shumë shpejt në një yll Hollywood-i.

Aktorja ka qenë pjesë e 70 filmave, por më e famshme ishte për stilin e saj të jetesës. Gjatë jetës së saj, Gabor, u martua 9-të herë, ku për herë të parë u martua në moshën 20-vjeçare dhe martesa më e gjatë e saj, ishte martesa e fundit që e bëri në moshën 70-vjeçare.

Emri i saj  ishte Sari Gabor, por shumë shpejtë familja e saj filloi t’i fliste Zsa Zsa,  emër i cili i mbeti gjatë gjithë jetës së saj private dhe në ekran.

Në vitin 1993, në autobiografinë e saj ”Një jetë nuk mjafton”, aktorja shkroi se e kishte humbur virgjërinë e saj në moshën 15-vjeçare me Qemal Ataturkun, i cili njihet si themeluesi i shtetit modern Turk.

Gjithashtu ajo zbuloi se kishte refuzuar edhe ish presidentin e SHBA-ve, John F. Kennedy si dhe Elvis Presley.

Ndërkohë gjatë një interviste kur ishte e pyetur për marrëdhëniet e mira që kishte me ish bashkëshortët e saj ajo komentoi se  asnjëherë nuk e kishte urryer një burrë aq shumë sa t’i kthente diamantet që i kishte dhuruar.

Bashkëshorti i saj, Federic von Anhalt, deklaroi në orët e para të mëngjesit për AFP, se aktorja ishte ndarë nga jeta prej një infarkti në zemër.
“­Ajo nuk vdiq vetëm, të gjithë ishin këtu”, ishin fjalët e tij.

Ndërkohë shumë aktor dhe fansa të saj kanë mbushur profilet e tyre të medieve sociale me statuse për aktoren, duke shprehur ngushëllimet e tyre.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot