Shuhet në azil pleqsh Naile
Hoxha,bilbili i muzikës popullore
 

Shuhet në azil pleqsh Naile<br />Hoxha,bilbili i muzikës popullore<br /> 
Ajo quhej bilbili i muzikës popullore dhe kishte një karrierë të gjatë, mbi 60 vjeçare në muzikë. Kishte mijëra adhurues si gjatë viteve të regjimit komunist ashtu edhe gjatë viteve pas përmbysjes së tij. Ishte në majat e nderimeve me çmime e vlerësime, por fundi tragjik e ka gjetur vetëm. Naile Hoxha  ka mbyllur sytë përjetë dje në moshën 82 vjeçare në azilin e qytetit të Shkodrës ku kaloi edhe ditët e fundit të jetës.
 
Fillimet
Nga rrëfimet e saj pas viteve ’90-të Naile Hoxha ka zbuluar shpesh detaje nga jeta dhe karriera e saj. Kështu ajo ka treguar se pasi është zbuluar si talent që në moshën 13 vjeçe, kur punonte në një shtypshkronjë dhe paralelisht mësonte në një shkollë nate, e kishin dëgjuar ndërsa këndonte për qejf gjatë punës dhe që atëherë e kishin ftuar të këndonte. Madje në moshë shumë të re, në radio Shkodra kishte bërë edhe regjistrimet e para të këngëve të interpretuara prej saj.
 
Kulmi
Kur ishte ende 15 vjeçe, në nj koncert që ajo e quante gjithmonë fatlum, e kishte dëgjuar vetë Enver Hoxha, i cili pasi ishte magjepsur me zërin e saj, e kishte ftuar të shkonte në Tiranë dhe të vijonte në kryeqytet karrierën e saj artistike. Pa komplekse për pozicionin e saj të privilegjuar gjatë regjimit, Naile Hoxha ka rrëfyer se gjithmonë ka qenë e përkëdhelura e fatit dhe se shpesh ka kënduar me gjithë zemër për Partinë dhe për Enver Hoxhën. Po ashtu shumë turne me ansamblin jashtë shtetit ishin një dritare që shumë kush e lakmonte, por fare pak e arrinin.

Por përtej kësaj, karriera e saj artistike nga njohësit dhe kritikët e muzikës është vlerësuar gjithmonë maksimalisht.  Shumë këngë popullore interpretuar prej saj janë futur tashmë në fondin e artë të muzikës shqiptare dhe janë personifikuar plotësisht me emrin e Naile Hoxhës.

Ajo lindi në Shkodër me 31 dhjetor 1934. Filloi të këndonte që në moshë të vogël me të atin dhe shpejt u bë pjesë e një grupi të njohur artistësh  si Luçie Miloti, Bik Ndoja, Ibrahim Tukiçi, Xhevdet Hafizi, etj.

Ajo mbahet mend për interpretimin një varg këngësh që i takojnë fondit të artë të muzikës popullore si: “Xhamadani kuq si gjaku”, “Seç po fryn nji fllad pranvere”,  “Moj e mira synin larush”,  “Oj zogo jelek me vija”, “Djal i dashtun”, etj... 

Titullin “Artiste e merituar” Naile Hoxha e mori në vitet 1973-1974, ndërsa në vitin 2012 prefektura e Shkodrës i dha  çertifikatën “Mirënjohje”.  Interpretimi i saj i fundit ishte
në vitin 2015, si e ftuar nderi në koncertin e këngëtares Albana Fani, ku Naile Hoxha këndoi këngën “Djalë i dashtun”.
 
Enver Hoxha
Kur ishte ende 15 vjeçe, në nj koncert që ajo e quante gjithmonë fatlum, e kishte dëgjuar vetë Enver Hoxha, i cili pasi ishte magjepsur me zërin e saj, e kishte ftuar të shkonte në Tiranë dhe të vijonte në kryeqytet karrierën e saj artistike
 
Këngë
Ajo mbahet mend për interpretimin një varg këngësh që i takojnë fondit të artë të muzikës popullore si: “Xhamadani kuq si gjaku”, “Seç po fryn nji fllad pranvere”,  “Moj e mira synin larush”,  “Oj zogo jelek me vija”, “Djal i dashtun”, etj...  

Ndërron jetë këngëtarja e muzikës popullore Naile Hoxha, 82 vjeç
(Naile Hoxha)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje