TIRANE- Një marrëveshje mes Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe qeverisë shqiptare, parashikon shtimin me 40.7 milionë euro të huasë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë - Durrës dhe ndërtimin e linjës hekurudhore për Aeroportin e Rinasit. Zv.ministrja e Infrastrukturës Enkelejda Muçaj renditi arsyet e shtimit të kësaj huaje, por për opozitën, më shumë se dyfishimi i vlerës për këtë projekt, lë hije të forta dyshimi për korrupsion
“36.87 milionë kredi kontrata fillestare. Objekti, shtimi i vlerës së huasë me 40.7 milionë euro. 29 mln euro për indeksimin e çmimit sipas kontratës. 10.5 mln euro për punime përmirësuese të infrastrukturës shoqëruese të hekurudhës. Me financimin e ndërtimit te 8 godinave të stacioneve, tavalet, panelet diellore, duke i dhënë element që mungonte. 1.2 mln euro cmimi shtesë. Optimizojmë nivelin e shërbimit”, tha Zv.ministrja Muçaj
“Paqartësi. T’i diskutojnë komisionet e tjera, si ekonomia. diçka nuk shkon. kur nis një projet i tillë bëhet studim fizibiliteti. Ti s’mund të dyfishosh shumën. a ka studim të ri fizibiliteti mbi vlerën 77 mln? Nuk mendoja se bllokimi ka ardhur nga studimi sizmik. ka studim të mirë sizmik Shqipëria prej kohësh. fshihet diçka, një parregullsi e madhe. Unë s’e jap votën pro, do pres mendimin e komisioneve përkatëse' u shpreh Tritan Shehu.
Dyshimeve të Shehut, iu përgjigj zv.ministrja Muçaj, duke sqaruar se gjithçka ka kaluar në filtrat e BERZH-it.
“Studimet e fizibilitetit e gjithçka tjetër janë menaxhuar nga BERZH. Në 2021 u nënshkrua përfundimisht kontratat. parashikohej në mars 2024 të mbaronin, por efektet e tërmetit sollën nevojën për rishikim dhe saktësime. Vonesë vetëm 12 muaj”.
Ky projekt është bashkë financuar nga BE me një grant në vlerën 36.8 milionë euro. Linja hekurudhore do të jetë një linjë tërësisht elektrike, do të ketë 8 ndalesa dhe për të shkuar nga kryeqyteti në Durrës do të duhen vetëm 22 minuta, kurse deri në Rinas 12 minuta.