Shuhet në moshën 68-vjeçare
këngëtari i njohur grek Roussos

Shuhet në moshën 68-vjeçare<br />këngëtari i njohur grek Roussos
GREQI - Një nga emrat më të njohur të muzikës greke, këngëtari Demis Roussos ka ndërruar jetë në Athinë në moshën 68-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga agjensitë greke, të cilat janë shprehur se këngëtari ka qëndruar për një kohë të gjatë i shtruar në spital, por nuk bëhet ende i ditur shkaku i vdekjes së tij.

Roussos ka lindur në Alexandria më 15 qershor të vitit 1946 dhe gjatë karrierës së tij ka arritur të shesë mbi 60 milionë albume në të gjithë botën.

Ai pati mjaft sukses gjatë karrierës së tij solistike, pasi u largua nga grupi rrok “Aphrodite’s Child”, ku nisi edhe karrierën si artist. 

Disa nga këngët e tij më të njohura edhe për publikun shqiptar janë “Goodbye My Love, Goodbye”, “Forever and Ever”, "From Souvenirs to Souvenirs” , “My Only Fascination” etj.

Demis Roussos ka lindur në Egjipt. Ai ishte djalë nga një baba grek, ndërsa nëna e tij egjiptiane me origjinë nga Italia.

Gjatë krizës së Suezit prindërit e tij humbën pasurinë gjatë dhe për këtë arsye u transferuan në Greqi. 







  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Ebrahim Raisi mori pjesë në hapjet e digave me Azerbajxhanit pak para aksidentit me helikopter

Presidenti Ebrahim Raisi mori pjesë në hapjet e digave me Azerbajxhanit pak para aksidentit me helikopter