Shuhet pas një sëmundje të rëndë në moshën 78-vjeçare artisti Andon Qesari

Shuhet pas një sëmundje të rëndë në moshën 78-vjeçare artisti Andon Qesari

Andon Qesari

TIRANË- Aktori Andon Qesari është shuar pas një sëmundje të rëndë në moshën 78-vjeçare. Edhe pse, gjatë viteve të fundit ka qenë i shkëputur nga skena, mjeshtri i skenës ka lënë pas një numër të madh rolesh në teatër në kinematografi.

Lajmin e trishtë për miqtë edhe dashamirësit e ka bërë të ditur në rrjete sociale i biri, pedagogu dhe përkthyesi Edon Qesari, ku ndër të tjera shkruan se: “Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la”. 

Artisti Andon Qesari u lind në Qeparo. Studimet e larta i kreu  në shkollën shkollën “Aleksandër Moisiu”. Fillimisht nisi punë në teatërin “Petro Marko” në Vlorë, derisa u angazhua në Teatri Kombëtar si aktor edhe u emërua pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Ka luajtur në teatër shumë role, mes të tjerave  “Intrigë dhe dashuri”, “Epoka para gjyqit”, “Vizita e damës plakë”, “Romeo e Zhulieta”  dhe në kinematografi tek “Sekretet”, “Tingujt e harresës”, “Dashuria e fundit”, “Stolat në park”, “Tela për violinë” etj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leone-53: 13/02/2021 17:37

    Vetting duhet ne te gjitha fushat e jetes ne Shqiperi.

    Përgjigju
    • Tigri: 13/02/2021 19:06

      Po nga politikanet qelbet koka iliri saliu rama gjiknuri ahmetaj sidomos kta te ps u ngecte ne fyt atje ku u dhemb me shume.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm