LEZHË- Zjarri i cili nisi pasditen e së shtunës në Tale të Lezhës, është shuar plotësisht,fatmirësisht pa shkaktuar dëme në biznese dhe banesa. Flakët të cilat shkrumbuan 25 hektarë shkurre e bimësi arritën të shuheshin rreth mesnatës së kaluar.
Zjarri i përmasave të mëdha përfshihu zonën e Kënetës pranë bregdetit të Tales në Lezhë. Flakët u shfaqën rreth orës 17:00 dhe favorizuar nga era u përhapën në një sipërfaqe të madhe, duke vënë rrezikuar kështu bizneset përgjatë bregdetit.