Shuhet në moshën 79-vjeçare 'princi' i polifonisë shqiptare Lefter Çipa   

Mëngjesin e sotëm është shuar në moshën 79-vjeçare poeti vlonjat Lefter Çipa, pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Ai njihet si njeriu që investoi më shumë për polifoninë shqiptare. Lefter Çipa është autor i 18 librave të botuar me poezi si : "Bejkë e bardhë", "Bilbilat e vendit tim", "Shqipëri moj ballëhapur", " Këngët e Ruzanës", "Dheun tim përsipër mbaj", "Për Kosovën prapë do të ngrihem", "Kënga që tret lotin", "Këngët e Akroqeranit","Princi i Dashurise", etj.  Konsiderohej "princi i sotëm" i polifonisë shqiptarë. 

Ka qenë autori më kreativ i polifonisë gjatë 40 viteve të fundit. Njëri prej studiuesve dhe hulumtuesve të poezisë orale popullore në trevat jugore të vendit. Autor i mbi 1250 këngësh të interpretuara nga grupet e famshme polifonike si ai i Pilurit (udhëheqës artistik i të cilit ka qenë për mbi 40 vjet, grupet polifonike të Himarës, Bënçës, Dhërmiut, Gjirokastrës, Vlorës, Lapardhasë, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve si dhe dhjetëra ansambleve të tjera artistike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj. 

Lefter Çipa është edhe autori i papërsëritshëm i këngëve të vlerës së lartë artistike dhe muzikore si "Bejkë e bardhë", "Vijnë djemtë nëpër vapë", "Nga kjo baltë e kësaj toke", "Naim Shqipëria", "Shqipëri pse të qan syri", "Zoga kaçake në male", "Këngë kurbeti", "Vito Pëllumbesha", "Hënëz e qiellit të gjerë", "Moj unaza gur jeshile", "N sokak të ngushtë", "O shokë vdekça nga kënga", "Lundroj në lundrën e këngës", "Kënga e manushaqes", " Zonjë e bukurisë", etj.

Ka qënë pjesmarrës me krijimet e veta në 6 Festivale Folklorike Kombëtare të zhvilluara në Gjirokastër, Berat dhe Lezhë duke qënë i lauruar në çdo Festival Kombëtar.

Lefter Çipa mbahet mend si bashkëorganizatori nismëtar i trios së famshme Vlonjate. Do të mbetet burimi ku ushqehen shumica e këngëtarëve dhe kompozitorëve të sotëm modernë shqiptarë dhe ku shumica e këngëtarëve kanë preferuar që në repertorin e tyre të kenë të kryerenditur poezitë dhe lirikat befasuese të këtij autori.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:43
'Muza e poezisë së tij ushqeu këngën shqiptare' Ruçi, mesazh për ndarjen nga jeta të artistit Lefter Çipa: Iku aristokrati i polifonisë shqiptare

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shkruar një mesazh për ndarjen nga jeta të artistit Lefter Çipa.

Ai shkruan se Lefter Çipa është magjistrati i polifonisë shqiptare, ai qëndron me dinjitet në sofrën e këngës dhe të muzikës shqiptare.

“Me shijet e tij prej aristokrati të polifonisë, na përcolli të gjithëve magjinë e jetës dhe botës shqiptare.”, shkruan kreytari i kuvendit.

Sipas Ruçit artisti ishte njëkohësisht poet, muzikant, dirigjent, interpret, koreograf e valltar dhe tekstet e tij këndojnë, pikturojnë, vallëzojnë, frymëzojnë dhe rikrijojnë dashurinë, bardhësinë dhe ëmbëlsinë e jetës së shqiptarëve.

Mesazhi i plot i Ruçit: 

"Lajmi për ndarjen nga jeta të Lefter Çipës na pikëlloi të gjithëve.

Leferi Çipa është magjistrati i polifonisë shqiptare.

Lefteri qëndron me dinjitet në sofrën e këngës dhe të muzikës shqiptare.

Me shijet e tij prej aristokrati të polifonisë, na përcolli të gjithëve magjinë e jetës dhe botës shqiptare. 

Lefter Çipa është një artist shumështresor. Ky bilbil i këngës shqiptare ishte njëkohësisht poet, muzikant, dirigjent, interpret, koreograf e valltar.

Lefter Çipa ribashkoi, njëlloj si në kohët antike, kodet e gjinive të arteve dhe pasqyroi me sqimën e tij origjinale më të mirën e bukurive shqiptare, sidomos të viseve të Pilurit, Hiumarës, Labërisë, Toskërisë dhe Çamërisë.  

Tekstet e tij këndojnë, pikturojnë, vallzojnë, frymëzojnë dhe rikrijojnë dashurinë, bardhësinë dhe ëmbëlsinë e jetës së shqiptarëve.

Muza e poezisë së tij ushqeu dhe do të vazhdojë këngën, shpirtin, zemrat dhe jetët e shqiptarëve."

Ora 11:00
‘Ishte zëri gurgullues i bregut shqiptar’ Rama mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Lefter Çipës

Kryeministri Edi Rama ka shkruar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të poetit Lefter Çipa.

‘LEFTER ÇIPA ishte zëri gurgullues i bregut shqiptar, që i dha jetë një thesari perlash polifonike dhe sot iku nga kjo botë, duke lënë pas jehonën e pashuajtshme të perlave të tij.’- shkruan Rama.

Ora 09:26
Ndarja nga jeta e ‘princit' të polifonisë, Meta mesazh ngushëllimi: Lefter Çipës i jeton poezia, i jeton shpirti kuq e zi

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ‘Princit të Polifonisë’, Leftër Çipës.

Meta shkruan se Familjes Çipa, komunitetit të dashur të Pilurit kuqezi, gjithë poetëve dhe polifonëve, ju përcjell ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të pazëvendësueshme, që na lëndoi të gjithëve.

‘Dhembje e trishtim nga lajmi, që nuk do donim ta merrnin kurrë, legjenda e poezisë dhe e polifonisë shqiptare, Nderi i Kombit, Lefter Çipa, u nda sot prej nesh.

Krijuesi brilant i Bregut, me frymëzim thellësisht kombëtar, iku në përjetësi, për të na lënë të gjithëve një trashëgimi të vyer artistike e kulturore, ku spikatin perlat e polifonisë shqiptare të krijuara mjeshtërisht prej tij dhe që do këndohen në jetë të jetëve, sa të ketë shqiptarë.

Familjes Çipa, komunitetit të dashur të Pilurit kuqezi, gjithë poetëve dhe polifonëve, ju përcjell ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të pazëvendësueshme, që na lëndoi të gjithëve.

Lefter Çipës i jeton poezia, i jeton kënga, i jeton shpirti kuqezi! I paharruar kujtimi i tij!’- shkruan Meta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Manol: 18/02/2021 13:59

    Urgjentisht policia duhet mar masat sepse ne shtepin e Lefter Cipes per varrimin e tij jan mbledhur mbi 50 veta per moment. Pse policia e lejon dicka te tille ne Himare? Ne gjithe shqiperi ligji eshte njesoj po pse ketu nuk mer masat dhe gjobat?

    Përgjigju
  • Lapatdhjot: 18/02/2021 13:36

    Isoja jote me ligjeron ne vesh , ajo nuk ndalet kurre si valet e detit, era e trendelines, gurgullima e lumenjeve, .Shpirti yt ne paqe te perjetshme. Do te percjellim me bejken e bardhe qe e doje aq shume o shqiptar i trojeve tona.

    Përgjigju
  • Scutari: 18/02/2021 09:48

    Do te duhen edhe qindra vjet per t`u harruar emri i ketij bilbili!! Dheu i lehte i qofte!! Ngushellime familjes!

    Përgjigju
  • LORA: 18/02/2021 09:12

    Te qofte i lehte dheu, per trashegimine qe ti me shume dashuri i le. Ngushellime Aleksandrit.

    Përgjigju
  • Patrioti: 18/02/2021 08:27

    Lamtumire poet! Te paste shpirti drite o shqiptar i madh!

    Përgjigju
  • Erik: 18/02/2021 07:50

    Lamtumire legjende, i paharruar qofsh mot e jete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën