Kur i kanë mbetur më pak se 4 muaj për të shlyer dënimin e dhënë nga krimet e rënda ish kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë.
 
ReportTv ka siguruar një kopje të kërkesës që Xhelili ka paraqitur pranë kolegjit penal pak ditë më parë, me anë të së cilës ai kërkon pafajësi dhe shfuqizimin e dënimit me 1 vit e tetë muaj burg dhënë ndaj tij nga Apeli i krimeve.
 
Në kërkesën drejtuar kolegjit Xhelili shkruan se “E gjitha kauza ndaj meje si njeri i pamoralshëm, i korruptuar u ngrit për të më goditur politikisht nga segmente të krimit dhe politikës në Tiranë”.
 
Kjo kërkesë pritet të shqyrtohet në kolegj brenda këtij sesioni dhe relator i çështjes është caktuar gjyqtari Tom NDreca.
 
Xhelili u dënua fillimisht me akuzën e korrupsionit por apeli i krimeve e ndryshoi akuzën duke rrëzuar korrupsionin dhe lënë në fuqi një dënim me 1.8 vite burg për marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën mbetur në tentativë.

shukri xhelili

shukri xhelili

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com