Ekspertë të policisë thonë se drejtimin e plotë të grupit kriminal, Shullazi e mori pasi drejtan Dajti ra në burg, pas vrasjes së katër policive në Durrës. Nga 2003 deri në ditën e sotme, sipas ekspertëve të policisë Dajti dhe Shullazi kanë markuar njëri-tjetrin në drejtimin kriminal të grupit, pasi dhe Shullazi kur u arrestua në 2006 nga Krimet e Rënda për trafik droge, veprimtarinë e grupit besohet se e drejtonte nga arratia Dritan Dajti. Mirëpo, atëherë kur Shullazi kishte vetëm pak muaj për të shlyer dënimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të përfitonte lirinë, në 7 gusht 2009 Dritan Dajti u arrestua nga policia për ekzekutimin e 4 policëve, gjë e cila solli dhe rënien në burg të dy drejtuesve të grupit.
Kjo ka ndodhur vetëm për pak muaj pasi Shullazi është liruar nga qelia, dhe menjëherë ka marrë nën kontroll drejtimin e grupit.Koha e qëndrimit në burg, e kishte bërë Shullazin më të zgjuar dhe më të kalitur me procedurën ligjore, ku koha do tregonte se herë me ndihmën e shokëve dhe herë nga mekanizmat proceduriale, Shullazi do fitonte ndaj drejtësisë shqiptare në shumë raste.Ndërkohë kanosjet, kërcënimet kanë qënë më të theksuara.
Hiq dorë nga gjyqi e keqja të vjen nga Emiljano
Më datë 20 shtator 2005 shtetasi Xhimi Begeja është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr.2 për të kallzuar se një ditë më parë dhe konkretisht më datë 19 shtator 2005, rreth orës 22:30 minuta,i kanë shkuar në restorantin e tij në afërsi të ish-Ekspozites ”Shqipëria sot” dy persona që ai nuk i kishte parë më parë, ku njëri prej tyre i është prezantuar si Emiljano Shullazi, nip i familjes Kruja, familje me të cilën Begeja ishte në konflikt gjyqësor për problemin e disa pronave në Selitë.
Personi i prezantuar si Shullazi i ka kërkuar të tërheqë të nesërmen në Gjykatë padinë që Begeja kishte ngritur, në të kundërt do ta paguante me jetë, do të linte kokën dhe të njoftonte familjen e vet se nëse e gjente ndonjë e keqe, ajo do t’i vinte prej Emiljano Shullazit.Gjatë këtyre fjalëve sipas Begesë, Shullazi ka vënë dorën në brez duke tërhequr prej andej një pistoletë që kishte me vete.
Nga paraqitja për njohje bërë me fotografi e datës 13 janar 2006 shtetasi Begeja ka njohur fotografinë e Emiljano Shullazit si personin që e ka kërcënuar dhe kanosur atë mbrëmje në lokal.Po më 8 nëntor 2005, Emiljano Shullazi ka goditur për shkak të detyrës” ekspertin e gjykatës së Tiranës Viktor Vogli, i cili po maste pronën objekt gjykimi.Për këto dy krime, Shullazi është dënuar me 8 muaj burgim, por në fakt nuk ka bërë asnjë ditë burgim, pasi është hetuar dhe gjykuar në gjëndje të lirë.
Pasaportë me emrin e prokurorit Martini
Në shkurt të 2006 Emiljano Shullazi arrestohet nga RENEA në një apartament në rrugën “Him Kolli” në Tiranë, ku bashkë me të në pranga kanë rënë Gilmando Dani dhe Dritan Hate. Në apartament janë gjetur disa armë të ndryshme dhe pasaporta e çertifikata. Një prej pasaportave dhe çertifikatave ishte me emër të prokurorit të Krimeve të Rënda Anton Martini, ndërkohë që fotografia I përkiste Shullazit. Për armët dhe falsifikimin e pasaportës, Shullazi u dënua me vetëm dy vjet burg, pasi kërkoi gjykim të shkurtuar.
Arrestimi në 2006
Në fillim të vitin 2006 Emiljano Shullazi arrestohet pas një operacioni të organizuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe forcat e repartit RENEA. Veç Shullazit, jënë arrestuar Ervin Ferhati,Erges Ymeraj,Erion Gogaj,Selfo Driza dhe Lutfi Shabani. Akuzat kanë qënë shumë të rënda si "Trafikimit të narkotikëve", "Organizimit,drejtimit e financimit të një organizate kriminale me qëllim trafikimin e heroines" dhe "Kryerjen e krimit të trafikimit të narkotikeve nga pjestar të organizatës kriminale".
Për këto akuza,katër nga të arrestuarit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa Shullazi dhe miku i tij Ervin Ferhati, nuk janë dorëzuar para prokurorëve,duke mos pranuar akuzat.Pavarësisht kësaj në janar të 2009 Shullazi dhe miku i tij Ervin Ferhati janë dënuar me 13 vite burg, vetëm për akuzën e Trafikut të drogës, ndërsa për dy akuzat e tjera të sipërcituara Shullazi dhe Ferhati janë shpallur të pafajshëm. Pa kaluar 10 ditë nga ky vendim, Shullazi vendos ta apelojë atë. Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda, vendos të prishë vendimin e dënimit për Shullazin,dhe të kthejë çështjen për gjykim në gjykatën e Krimeve të Rënda.
Tashmë Shullazi dhe Ferhati, pranojnë vetëm akuzën e Trafikimit të heroinës në Itali dhe kërkojnë gjykim të shkurtuar, duke përfutuar uljen e dënimit në masën 1/3.Përfundimisht në tetor të 2009 Shullazi dënohet me 8.8 vite burg dhe Ferhati me 13 vite burg.Në këtë dënim u përfol për koruptimin e një prokurori, por që nuk u prova asnjë. Megjithatë kjo ishte një fitore për Shullazin, i cili shumë shpejt pas këtij vendimi doli nga qelia.
Eskorta me 12 persona Shullazi nuk kishte armë
Para zgjedhjeve lokale të 2011 ka rezultuar se në datën 8 maj 2011, rreth orës 18:00, salla operative e DPQ Tiranë është njoftuar se në zonën e Farkës, disa persona të armatosur leviznin me automjete. Punonjësit e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e quajtur Liqeni i Thatë, pranë Liqenit Artificial, Tiranë, ku kanë konstatuar katër automjete dhe 12 persona. Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë, në automjetin tip Mercedes Benz Sel, me ngjyrë të zezë, me targe TR 4028 J, në të cilin ishin shtetasit Ilir shullazi, Altin Masha e Emiljano Shullazi, janë gjetur dy armë zjarri, të tipit pistoletë. Në këtë ngjarje, autorësinë e pistoletave e morri Altin Masha dhe Ilir Shullazi. Pas kësaj Emiljano Shullazi i shpëtoi sërisht drejtësisë duke u dënuar me vetëm 5 muaj burgim për “moskallëzim krimi”.
Gilmando Dani shpëton Shullazin
Nën nëntor të 2011 Gilmandi Dani dhe Emiljano Shullazi arrestohen për armëmbajtje pa lejë. Në makinë është gejtur vetëm një pistoletë, ndërkohë që policia arrestoi dy persona, si Danin dhe Shullazin. Pas kësaj, Dani ka marrë autorësinë e pistoletës dhe se në gjykatë, Shullazi ka marrë pafajësi.
Shullazi mori dëmshpërblim
I akuzuar për armëmbajtje pa lejë dhe më pas i shpallur i pafajshëm nga gjykata në vitin 2012, Emiljano Shullazi pas gati dy vite nga marrja e pafajësisë i është drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar dëmshpërblim për ditët e qëndrimit në burg. Shullazi në kërkesë padinë civile të tij dorëzuar dje në gjykatën e kryeqytetit, ka pretenduar se është mbajtur 7 muaj në qeli në mënyrë të padrejtë. Ai argumenton në kërkesë padinë se armën që i ka kapur policia në makinë nuk e ka pasur ai por shoku i tij Gilmando Dani, për të cilën ky i fundit është dënuar.
Shullazi më tej shton se në muajin maj 2012 është shpallur i pafajshëm dhe se ky vendim është lënë në fuqi nga gjykata e Apelit. Nisur nga kjo situatë Shullazi i është drejtuar gjykatës, duke paditur drejtorinë e thesarit dhe Ministrinë e Financave, për dëmshpërblimin e ditëve që ka qëndruar në burg në mënyrë të padrejtë.Për këtë padi civile ai ka fitaur dhe ka marrë dëmshpërblim
Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)