'Shumë shpejt do të ketë takim me kryeministrin', Fidel Ylli jet shenja për rifillimin e futbollit! Libohova: Bojkoti vazhdon (VIDEO)

Për herë të parë zyrtarisht Liga Profesionistë është takuar sot me përfaqësuesin e qeverisë, deputetin Fidel Ylli, për të zgjidhur hallet e futbollit, që e kanë çuar në bojkot. Për rreth dy orë takimi është mbajtur në stadiumin Air Albania ku pas përfundimit Fidel Ylli u shpreh i lumtur që Liga pranoi të diskutonte për katër pikat.

“Kur ka debate do gjehet zgjidhja. Unë mendoj se zgjidhja duhej hketur më parë, por është bvullneti I kryeministrit,qeveris,  parlamentit, që kërkesat ti plotësojmë.  Shumë shpejt duke parë axhëndën e kryeministrit do të jemi në zyrat e qeverisë për të folur edhe me detaje. Me ministren e Financave do të flas që sot, por edhe me kryeministrin, që topin e futbollit javës tjetër ta kthejmë në fushë,”-tha ai.

Përfaqësuesi i qeverisë dhe parlamentit për të diskutuar me Ligën, Fidel Ylli, shtoi më tej se atmosfera do të ishte shumë më pozitive në rast se ndërpritet bojkoti.

“Pavarësisht bojkotit të Ligës ne do të ecim shumë shpejt që këto kërkesa t’i vëmë në zbatim, por në rast se vazhdojnë kampionatin atmosfera dhe kryeministri do të jetë shumë herë më i gatshëm, më o presidpozuar, pavarësisht axhëndës shumë të ngjeshur me pandemi, rindërtime, kryetarin e OSBE-së, të gjejë edhe një hapësirë q ëtë presë grupin e punës për t’i dhënë zgjidhje të gjithë këtyre kërkesave,"-deklaroi ai.

Ndërkohë presidenti i Ligës Profesioniste Edvin Libohova tha se bojkoti do të vazhdojë pavarësisht se ranë dakord për të biseduar

“Ramë dakord për të dërguar të gjithë komentet mbi katër kërkesat. Përshendesim deklaratën e zotit Ylli që tha se qeveria është e gatshme për t’i realizuar. Ne do shohim në dinamikë situatën, sepse nuk pritet me thikë sot. Sigurisht bojkoti vazhdon,”-tha Libohova.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)