Premier League në Angli është në javën e 21-të. Këtë të shtunë gjithçka nisi me barazimin 0-0 mes Liverpool dhe Chelsea. Në "Anfield Road", dy skuadrat prodhuan 90 minuta të luftuara, me raste por pa gola. Ndeshja nisi me ritëm dhe në minutën e tretë të takimit, gjermani Havertz ndëshkoi Liverpoolin por VAR anulloi gjithçka për pozicion jashtë loje. E gjithë ndeshja nuk prodhoi më gola dhe skuadrat ndanë pikët. Pas kësja jave, Liverpool është në vendin e tetë me 29 pikë, teksa po me kaq pikë Chelsea mban vendin e 10-të.
Ndeshja mes Southampton dhe Aston Villas në Premier League u ndërpre për disa minuta, për shkak se një dron u lëshua në stadium. Ky dron nuk kishte ndonjë mesazh, por gjyqtari vendosi ta ndërpresë ndeshjen. Gjithçka u qetësua pas pak minutash dhe rifilloi ndeshja, pasi fillimisht ekipet u dërguan në dhomat e zhveshjes. Duket se frika për arbitrin ishte në ndonjë sulm të mundshëm.
Në ndeshjet e tjera, Bournemouth dhe Nottingham barazuan 1-1, Aston Villa fitoi 0-1 me Southampton, Leicester dhe Brighton barazuan 2-2, ndërsa West Ham fitoi 2-0 me Everton. Në ndeshjen e mbrëmjes Crystal Palace barazoi 0-0 me Newcastle.
VIDEO/ Droni krijon panik, ndërpritet ndeshja e Premier League! Arbitri dërgon skuadrat në dhomat e zhveshjes