'Shumë zhurmë për asgjë...ruaj veten se do ta heqin kokën një ditë'! Rama u kthehet një e nga një komentuesve për 'Anti-KÇK'

'Shumë zhurmë për asgjë...ruaj veten se do ta heqin kokën një ditë'! Rama u kthehet një e nga një komentuesve për 'Anti-KÇK'

Foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u ka kthyer përgjigje një pjesë të madhe të komentuesve, të cilët e kanë cilësuar Operacionin Forca e ligjit si një "shoë",teksa tregohen skeptikë për rezultatet e saj.

Në përgjigjet që Rama u ka dhënë një e nga një komentuesve teksa video e operacionit, kreu i qeverisë ka vënë theksin në disa pika kryesore. Së pari, nuk ka për qëllim që të pengojë drejtësinë; së dytë kjo nismë nuk është "përrallë", por do ketë rezultate të vërteta dhe se kjo është rruga më e mirë për të luftuar krimin që në zanafillën e tij.

Romeo Qarri: Fillo nga vetja z.kryeministër dhe ashtu me radh dhe të gjith ata që kan pasur postin tuaj nuk shesin më përrallat tuaja ,apo doni të bëni ndonjë të holl për të ndërtuar shtëpit që u dëmtuan nga tërmeti.

Edi Rama: Romeo Qarri e para njehere ti dhe kushdo qe mendon si ti mua me merr te keqen, se po te kisha gje per te fshehur nuk udhehiqja Reformen ne Drejtesi, po e pengoja ate sic e kane penguar plot te tjere! Dhe e dyta, nese ty lufta me pasurite e krimit te duket perralle, kjo zgjidhet me psikolog jo me dialog!

------

Dhori Kalivioti: Zoti Rama respekte ne rradhe te pare dhe ne rradhe te dyte duhet te fillosh nga te gjithe ata qe kane drejtuar nga 1991 dhe deri me sot qe shohim se kemi qe kajamaj qe emigrojme se sna mban vendi tone se cfare sna shofin syte dhe na degjojne veshet..

Edi Rama: Dhori Kalivioti une nuk e di cfare te shohin syte e te degjojne veshet i dashur mik, po di qe vrasesit, trafikantet, shfrytezuesit e vajzave, nuk jane radha e fundit, po jane zemra e te keqes ne cdo vend e ne cdo komunitet dhe sot ndaj tyre ka nisur nje goditje shkaterruese! Nese ty kjo s’te pelqen, mos u merzit, nuk te bej dot derman.

------

Ben Kasneci: Vetem zhurme per asgje.filloni nga vete ju politikanet,mjeket pedagoget,pastaj kriminelet se kur i keni lejuar kaq vite te bejn ca dojn ,besoj se sju prish shum pune po te vazhdojne dhe ca vite pune ato.prandaj .esht shume e veshtire per tu besuar zoteri i nderuar

Edi Rama: Ben Kasneci ky vend do behet do ti s’do ti dhe nuk e ka ky vend fajin qe ti ngaterron vendet kur parkon mendimet.

-------

Elton Maksi Tozaj: Urime per punen por nje keshille Edi Rama keto postoblloqet rrugeve te Tiranes si ne vitin 1997 sot me 2020 jane nje turp! Percjellin nje pasiguri dhe terror tek te gjithe! Per mos te folur per arrogancen e policise!

Edi Rama: Elton Maksi Tozaj postblloqet le t’u ngjallin pasiguri fajtoreve jo ty e mua dhe mos ngaterro 1997 me 2020 se atehere e haje ti dhe shumica derrmuese e popullit, sot e ha nje pakice e vogel qe ka bere krime e qe duhet perfundimisht ta lere popullin dhe vendin rehat! Lufta me krimin s’eshte muhabet kafeneje as estrade studiosh tv, eshte lufte reale qe ka hyre ne nje kapitull vendimtar! Prandaj merre me qetesi dhe pozitivisht, se behet per ty e per tere njerezit normale te Shqiperise.

------

Ervin Gjoka: Sa hipokrizi nga ana jote zoti edi rama, ne rast se eshte polici elite pse nuk i perdore per ata peshqit e medhenje qe i ke ne parlamente, si vjedhja e floririt, gerdeci, vrasjet e politikaneve qe kane ndodhur nder vite, po te jesh i drejte sic thua fillo qe nga vitet 90 deri me sot, qysh eshte ajo shprehja qe ligjet funksionojne vetem per te dobetit, populli me nje fjale, je bere si gagash,populli te zgjodhi edhe ti jepi zgjidhje

Edi Rama: Ervin Gjoka te gjitha ceshtjet qe permend ti s’kane asnje lidhje me policine apo me qeverine, po me drejtesine dhe nuk jemi ne vitin 1945 po ne viti. 2020, prandaj po bejme reformen ne drejtesi e po pastrojme llumin nga pallati i drejtesise, qe politikanet, perfshire edhe mua, te jene te barabarte para ligjit! Keshtu qe hipokrizise gjeji vendin se s’ka asnje lidhje me mua e me punen time

------

Ardian Cakoni: U ngopen shqiptaret me keto lloje mashtrimesh, Shume zhurme per hic gje. Se nje gje eshte e sigurt,se pas nje muaj e shumta, do themi ca u be me OFL ku eshte OFL ja; ca u be me ceshtjet

Edi Rama: Ardian Cakoni mbase i di me te lehta se ç’jane dhe i pret me shpejt se ç’duhet te gjitha rezultatet e nismave te mia, po nese do t’i shohesh me pak me shume durim e kujdes, do gjesh plot rezultate edhe pse nismat jane te tera ne proces.

------

Ilir Ola Isaku: O Zoti kryeminister mire e bere po nise nga deputetet kte pune se kane zaptuar gjysmen e shqiperise pd dhe ps ato kriminelet shiten droge a ku di une po kto deputetet na kane marre ne qafe 3 breza nk e grejm koken ne shqiptaret si mund te jene ndertues gjithe deputet me 10 pallate.

Edi Rama: Ilir Ola Isaku po kush ta ka thene qe te gjithe deputetet jane ndertues me 10 pallate apo sa me shume pallate t’u vesh ne kurriz deputeteve, aq me te mire te duken vrasesit, trafikantet e shfrytezuesit e vajzave?! O zot

-------

Nexhat Kadriaj: Po mblidh veten more i mjer se do ta heqin koken nje dit keta personat qe po i konfiskoni pasurin po pse nuk ju hap vende pune rinis por sillen verdall rrugeve vrasjet dhe vdekjet aksidentale jane ne rritje qdo dit nga 4-5 vet humbin jet nga rastet nga me te ndryshme qe i bie per nje vit 1000 vet humbin jete por nuk e keni mendjen tek njerzit por te konfiskimet .rrembimet dhe vjedhjen

Edi Rama: Nexhat Kadriaj e para ti mos e qaj hallin e kokes time, po beji hyzmetin tendes qe te ka futur ajer mesa shoh, se s’ka mundesi qe nje njeri normal te mos e perkrahe kete lufte kaq te qarte mes popullit e krimit; e dyta, ti flet per 4-5 vrasje ne dite sepse sheh mesa duket shume filma, por po te informoj se vrasjet ne Shqiperi kane rene gjysem per gjysem me 5 a 6 vjet me pare dhe 1000 vetet qe humbin jete ne vit ne vendin tone jane nje problem i qarte i aftesise tende aritmetike, jo i aftesise ne rritje te shtetit per te goditur krimin; e fundit, ti mos u shqeteso per konfiskimet e pasurive kriminale, sepse ajo eshte haram qe hallall s’behet dot ne Shqiperine qe duam, po shqetesohu per pasurine e te menduarit qe e paske ne rrjedhje alarmante! T’i them keto vellazerisht, sinqerisht, sepse me vjen realisht gjynah qe nje bashkeqytetar imi, nje shqiptar si une, te katandiset kaq keq sa per inat te qeverise te beje duvane e krimit!

-------

Labi M Vlore: Kjo OFL-ja jote a do kaloj nga surreli nga gjiri I lalaezit nga jugu qe eshte privatizuar ka oligardet e politikes nga krimet e nje pas njeshme te politikes per 30 vjet sepse dole me spate te madhe me premtime,per ato PPP-te koncesionet qe jane nr kurris te shqiptareve,qe do ti paguajne breza me radhe nese do te ngeli njeri me bere ate vend,apo ua sekuestroni disa kundersgtareve te tu sa per te thene qe ja beme dicka,si cdo gje edhe kjo do te jete nje farce fallco sa per te kaluar kohen,

Edi Rama: Labi M Vlore ato koncesionet qe ty te kane thene se jane ne kurriz te shqiptareve dhe ti e perserit ketu si ne jerm, nuk jane ne kurrizin po ne sherbimin e popullit, ndersa kjo OFL-ja nuk ka çfare ben ne Surrel, se ne Surrel nuk ka kriminele te denuar

-------

Klodi Klodi: O zoti rama. Ligji fillohet nga larte. Jo nga poshte.

Edi Rama: Klodi Klodi te duken poshte ty kriminelet qe kane bere pasuri marramendese duke vrare, rrembyer njerez, shantazhuar e sakatuar dynjane dhe trafikuar tere te keqiat e kesaj jete?! Sa keq me vjen per ty!

-----

Emanuel Xhafaj: Kesaj i thon kur ske cai ben gomarit ibje samarit qe dote thot ike kriminelet ne palament na ata duhet ta filloje pastaj nate tjeret pradaj edi rama e fillove seprapthi kete shou

Edi Rama: Emanuel Xhafaj per cilet kriminele ne parlament e ke fjalen konkretisht apo ke degjuar aq shume llogje e ke ngrene aq shume balte katundi politik e mediatik, sa perserit si ne jerm ato qe ke degjuar e vjell pa mendje ato qe ke ngrene?! Po nese ty o mik te duket fillim se prapthi, vazhdimi i lufte me krimin duke goditur pasurine e vene me vrasje, trafiqe, shkaterrime jetesh, atehere ky eshte problemi yt, jo i yni qe e duam Shqiperine te denje per popullin e saj!

Marre nga Gazeta Tema

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 09/02/2020 17:51

    Pse budalla eshte Rama qe te sulmoje shoket?Kur ishin ata ne pushtet as ketij nuk i preken fijen e flokut pse ta beje ai kete?edhe kur te ike ky dhe ta marrin ata pushtetin ata do e lene te qete.Keshtu funksjonon i ashtuquajturi shtet i shqiptareve ne vendin e kusareve!

    Përgjigju
  • aero: 09/02/2020 01:14

    ed rama ska me takat, ka ik per lesh, nuk esht me ne gjendje per asgje, as ti kthehet popullit me humoret e veta pa krip, dikur mbase i ka pasur me krip, mw pak llafe ka lajthit.

    Përgjigju
  • Bujari nga Tirana: 08/02/2020 16:43

    O popull ju keni duruar 20 e ca vite demokraci dhe gjithe keto kohe ju keni vuajtur nga format me te ndryshme duke filluar nga krimi droga korrupsioni dhe jua qaj hallin per kete por duroni dhe pak dhe te shohim ndihmen qe po na jep Amerika per te shfarrosur njehere e mire keta kriminele e hajduter qe ju kane thithur gjakun gjithe keto vite. Dilni ne rruge dhe perkrahni Ameriken dhe jo te perkrahni PD e PS sepse po te perkrahni keto dy te fundit ju fundosni veten tuaj edhe me keq.Prandaj lutjuni zotit qe Amerika te na ncjerre nga kthetrat e ketyre gjakpiresve dhe shijojme nje dite te qete. Rrofte Amerika

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut