Nuk ndodhte prej 17 vitesh që një “El Clasico” të përfundonte 0-0. Rezultati i bardhe u rikthye mbrëmjen e djeshme në “Camp Nou” ku Barcelona dhe Real nuk arritën të shënonin dhe ndanë pikët. Shumë zhurmë për asnjë gol në ndeshjen e prapambetur me skuadrën e Zidane që luajti më mirë, pati më shumë raste kërkoi edhe penallti por nuk shënoi dot.Në fraksionin e parë ishin rastet më të pastra por Pique e Sergio Ramos bënë shpëtimtarin në vijën fatale. Asnjë skuadrër nuk u shkëput dot dhe ekipet vijojnë të ndajnë kreun me nga 36 pikë.
Juventusi fitoi 2-1 në Marassi ndaj Sampdorias në ndeshjen e javës së 17-të dhe shkon 3 pikë më shumë se Interi në krye. Dybala kaloi bardhezinjtë në avantazh që në minutën e 19-të por ekipi i drejtuar nga Ranieri barazoi me golin e shënuar nga Caprari. Përballjen e vendosi një gol fantastik i Cristiano Ronaldos në fundin e fraksionit të parë . Portugezi fluturoi 256 cm ,mbi mbrojtësin Murru dhe me kokë i dha tri pikët Juventusit.
Fitorja e dytë radhazi e ngjit Bayern Mynih në vend të tretë në Bundesligë. Rezultati 3-1 ndaj Freiburg erdhi në kohën shtesë me golat e Zirkzee dhe Gnabry ndërsa me herët kishte shënuar edhe polaku Lewandowski.
Liverpool- Flamengo është finalja e Botërorit të Klubeve që do të luhet të shtunën. Roberto Firmino erdhi nga pankina për t’i dhënë kualifikimin skuadrës së Klopp që fitoi vetëm në kohën shtesë 2-1 ndaj Monterrey. Më herët kishte shënuar edhe Keita./ Përgatiti Andi Kapxhiu