Shumica dhe opozita e re t'i hapin rrugë integritetit në parlament

Shumica dhe opozita e re t'i hapin rrugë integritetit në parlament

27 vite me pare, me 22 Mars 1992, vendlindja ime aq e dashur, MIRDITA fisnike, me zgjodhi deputet te saj.  Edhe njehere ju shpreh mirenjohjen dhe falenderimet me te perzemerta te gjithe mirditoreve pa asnje dallim dhe kudo qe ata jane, ne Shqiperi dhe ne Imgracion, per besimin dhe privilegjin qe me dhane. Ruaj kujtimet me te bukura nga fushata elektorale dhe takimet ne fshatrat e qytetet ne ate muaj pranveror.

Falenderoj nga zemra edhe te gjithe deputetet e asaj kohe. Me kete rast u bej apel edhe te gjithe imigranteve nga Shqiperia: Le te kontribojme me gjithcka mundemi qe Parlamenti i sotem te miratoje te gjitha ligjet qe duhen per zbatimin pa vonesa te Reformes ne Drejtesi dhe te beje nje Reforme Zgjedhore rrenjesore duke i kthyer popullit te drejten per te zgjedhur deputetet e tij.

Se pari, kjo reforme duhet te ndryshoje sistemim e sotem zgjedhor jodemokratik; te beje jopartiake Komisionet Zgjedhore te te gjitha niveleve dhe komisionet e numerimit te votave; tu jape te drejten e votimit emigranteve shqiptarë per zgjedhjet Parlamentare; te ndaloje financimet kriminale te partive dhe fushatave elektorale; t’u hape rrugen e bllokuar nga politika e krimi njerezve me integritet te larte qe ata te mund te kandidojne. Po te jete vullneti pozitiv i mazhorances dhe deputeteve te opozites, sot Parlamenti i ka votat te beje me te miren per Shqiperine tone te dashur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leone: 23/03/2019 13:52

    Tamam!Respekt per zotin Brozi,i cili me qendrimin dhe veprimtarine e tij i ben nder ketij vendi,bir i te cilit eshte.Eshte rasti qe parlamenti shqiptar,deputetet socialiste dhe deputetet e rinj zevendesues te opozites,te cilet kane nje shkalle te larte pergjegjesie ndaj vendit dhe kane hedhur poshte presjonet dhe kercenimet e kupolave mafjoze te bandave kriminale PD-LSI,te votojne ligjet qe kerkojne shumice prej 84 votash apo dhe ndryshime kushtetuese per ligjin zgjedhor,aq shume te kritikuar si nga partite e vogla ashtu dhe nga faktori nderkombetar.Shpresoj se dhe deputete te tjere zevendesues nga ata qe do marrin ftese nga KQZ te marrin mandatin e deputetit te jene krenare qe do kene nderin te ulen ne karriget e parlamentit,rast qe nuk e di nese do u vije me ne jeten e tyre dhe te mos degjojne sirenat e prishura te krimineleve e te degjeneruarve kryetare te PD-LSI e tellalleve te tyre.O sot o kurre!Shqiperia ka nevoje dhe per voten e tyre.Eshte rasti qe dhe shqiperia te hape rrugen drejt BE-se dhe kjo kalon edhe nga duart e tyre.Zjarrvenesit e ketij vendi duhet automatikisht te dalin ne rezerve dhe kjo me inisiativen e tyre.Nuk ua ka njeri fajin.Dhe eshte gje e mire qe fytyrat e tyre si dhe te disa mosketjereve si puna e Pallokarit,Alibeajt,Petrit Buf-vasillaqit,Salianj erotikut e Grida qejflies,pa folur per vrromen Munika,per Salushken e per padrinon vicidolas s'do i shohim me ne kete parlament,sepse e kishin kthyer sallen e tij ne salle estrade dhe jepnin cfaqje pa para.Tani prape do japin cfaqje,por do japin cfaqje pa para dhe jashte,si nje cirk levizes e ndyre!Dhe me kete bie dakort dhe tragaci me pistolete.Apo jo Strazo Zaberhani?C'fare te thote Noke UDB-ashi???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?