Shumica paralajmëron rrëzimin e dekretit të Metës për Vitore Tushën, Ulsi Manja: Është nënkryetare e KED

Maxhoranca paralajmëron rrëzimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për kreun e ri të KLSH-së. Meta i ka propozuar Kuvendit emrin anëtares së Gjykatës Kushtetuese dhe njëherazi edhe të KED, Vitore Tusha, e cila ka kaluar me sukses edhe procesin e Vettingun disa muaj më parë.

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh në "45 minuta"Report Tv përballë gazetarit Denis Minga, se Vitore Tusha, sipas përcaktimit të Kushtetutës, është edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Sipas tij, për maxhorancën, por edhe shumicën e shqiptarëve, prioritet ka Reforma në Drejtësi, përpara KLSH-së. 

Për KED, sipas ligjit janë hapuer proceduratë e hedhjes së shortit, pas datës 15 nëntor, sipas lgjit, presidentit i shkon lista e anëtarëve nga Gjykata kushtetuese, Gjykata e Lartë, KLD dhe Prokurroia e Përgjithshme. presidenti ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të hedhë shortin dhe nga ky short del përbërja e KED që janë një anëtar i Gjykatës së Lartë, dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, një prokuror nga Prokuyroria e Përgjithshme, dy nga prokuroritë e apelit, dy gjyqtar nga gjykatat e apelit, dhe një gjyqtar i Administratives. Kjo është përbërja me 9 anëtarë e KED. Nga praktikat e dy viteve të mëparshme, ne presim një vendimmarrje nga Presidenti. Nëse nuk e ushtron të drejtën e shortit, kushtetuta ia kalon Kuvendit, i cili ndërmjet 5-10 dhjetor është i detyruar të hedhë shortin.

Çfarë do të bëjë maxhoranca për Vitore Tushën, e cila është anëtarë e KED, e Gjykatës Kushtetuese, e vetuar, kandidon për kreun e KLSH? Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë që ndërmjet KED që i hap rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shpalljes së garës për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, dy organe të rëndësishme, jetike për vendin, ne kemi thënë që primare për ne si maxhorancë, mbetet jetësimi dhe zbatimi me sukses i reformës në drejtësi. Ky është qëndrim i qartë politik i joni. Ligji thotë se njëri nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, më i vjetri në moshë, automatikisht është nënkryetar i KED. Vitore Tusha, sipas këtij përcaktimi, është nënkryetare e KED. Znj.Vitore Tusha gëzon respektimin maksimal, është vettuar me sukses si dhe ka dhënë kontribut aktualisht edhe në KED. 

Ulsi Manja, kryetar i komisionit të ligjeve

Nga ana tjetër, komisionet parlamentare kanë nisur shqyrtimin e kandidaturës së Vitore Tushës, por vendimmarrja, tha Manja, do t'i takojë Kuvendit në seancë plenare.

Sa i takon nismës së opozitës për Vettingun në politikë, Manja shprehu edhe njëherë tjetër vullnetin e maxhorancës kundër këtij propozimi. Sipas tij, kontrolli dhe hetimi i zyrtarëve të lartë do bëhet nga dy institucionet që priten të ngrihen, SPAK dhe BKH. Megjithatë, Manja e lë të hapur si mundësi, nëse Komisioni i Venecias do t'i japë të drejtë opozitës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 20/11/2018 17:16

    Manja ka plotesisht te drejte . Zonja Tushe i nevoitet sustemit te drejtesise dhe per aresye se kaloi vetingun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë