Në 2017 transferimi i brazilianit të telantuar Oscar drejt Kinës shtangu jo pak, pasi cilësitë e mrekullueshme premtonin shumë për futbollin në Europë. E gjitha ndodhi për shkak të parave, pasi në 5 vite Oscar përfitoi 100 milionë paund, por tani edhe pse dëshiron të largohet Shangai Port nuk ia lejon.
Oscar, tani 30 vjeç, dëshironte shumë të rikthehej në Brazil te Flamengo dhe jo më kot postoi një foto me këtë bluzë. Menjëherë më pas kinezët reagun duke pohuar se nuk do pranonin asnjë ofertë për brazilianin.
Si rrjedhojë Oscar u detyrua të bënte një tjetër reagim të fundit ku falenderon drejtuesit për interesim dhe tifozët për mesazhet e shumta, por thotë se tani për tani është e pamundur të ketë një marrëveshje për khimin e tij në Brazil.