Shënohet viktima i dytë nga koronavirusi në Hong Kong

Shënohet viktima i dytë nga koronavirusi në Hong Kong

1582088117_5fb3294acc6f43108061f8d5d55192f7.jpg

Një tjetër person ka ndërruar jetë nga koronavirusi në qendrën gjysmëautomune financiare kineze të Hong Kongut. Rasti shënon viktimën e dytë në Hong Kong dhe të 6-tën në rang global pasi 4 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 jashtë Kinës, në Tajvan, Filipine, Japoni dhe Francë.

Sipas autoritetit spitalor viktima ishte një i moshuar 70-vjeçar, i cili u diagnostikua me virusin më 14 shkurt, përpara se të pranohej në Spitalin Princesha Margaret. 62 persona konfirmohen të infektuar deri tani në Hong Kong, ndërsa dy janë viktima të koronavirusit.

Viktima e parë nga virusi vdekjeprurës ishte një burrë 39-vjeç.  Personi, i cili ndërroi jetë në 4 shkurt ishte bartës edhe i një sëmundje kronike. Ai mori trenin ekspres nga Hong Kongu për në epiqendrën e virusit të Wuhan më 21 janar dhe u kthye në qytet më 23 janar.

Hong Kongu ka mbyllur përkohësisht disa nga kufijtë e saj me Kinën dhe ka ndaluar dhënien e lejeve të udhëtimit për turistët kontinent.


Lajmi kryesor:

Mbi 2,000 viktima nga koronavirusi, shënohet vdekja e 6-të jashtë Kinës, Pompeo thirrje Pekinit për transparencë mbi virusin


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja