Shyqyri Çoku ishte sigurims, ja
çfarë tha për të vetë At Zef Pllumi

TIRANE - Faktet e bëra publike pas rënies së sistemit diktatorial, flasin se shumica e njerëzve që përndoqën apo rrënuan figura të mëdha që ishin kundër sistemit të asaj kohe, kanë patur favore të ndryshme, ndonëse kjo bazohej në punën e tyre shkatërruese ndaj figurave të shquara në fusha të ndryshme të cilët burgoseshin e toturoheshin në burgjet e diktaturës.

Shyqyri Çoku, i njohur tashmë si hetuesi i At Zef Pllumit dhe shumë njerëzve të tjerë në kohën e komunizmit, ka pasur një karrierë të gjatë ushtarake.

Të dhënat e bëra publike flasin se ai ka qenë oficer policie për 21 vite, officer drejtues Sigurimi për 8 vite dhe 9 të tjera si drejtues Hetuesie.
FLETE LAVDERIMI SHYQYRI COKU


Këto fakte kanë hedhur poshtë deklaratën e një dite më parë të Shyqyri Cokut i cili mohoi të kishte qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, por thjesht e strukturave të policisë.

Pas rënjes së sistemit u pa qartë se “Krimet politike” si agjitacioni e propaganda, arratisja, diversioni, etj, i hetonte vetëm Sigurimi i Shtetit, e pas vitit 1974 edhe hetuesia.

Asnjëherë policia nuk merrej me “krime” të tilla. Kur është hetuar çështja e priftërinjve Zef  Pllumi e Nikoll Mazreku, Shyqyri Çoku ka qenë hetuesi i Sigurimit të Shtetit, e për këtë meritë, u gradua shef i kësaj hetuesie.

Këto raste u risollën në kujtesë të opinionit publik gjatë ditëve të fundit, me medaljen që qeveria i dha Shyqyri Cokut, radhitur si veteran në një listë të firmosur në '95 nga Sali Berisha si president i asaj kohe. Qeveria e majtë e cila pranoi se ra "pre" e kësaj liste abuzive, pritet që ta tërheqë medaljen. 

Por cfarë ka thënë vetë Zef Pllumi për ish-hetuesin e tij?
Më foli (Shyqyri Çoku) pa u ulur në karrike: Tash po del në gjyq dhe atje fol lirisht, si të duesh e shka të duesh, por mendo se mbas gjyqit prapë këtu në duert tona vjen. E kupton apo jo? A e ndigjove mbramë atë që lëshonte britma të tmerrshme? Ta bajmë ma zi se atij në rast se i përmend fjalimet e shokut Enver Hoxha. Na nuk durojm ta shajsh publikisht”, shkruan ai ne librin “Rrno per me tregue”.

Por At Zef Pllumi kishte shkruar edhe për Sali Berishën, madje ai e ka konsideruar atë që si përpjekje e fundit e otomanisë për mbijetesë në Shqipëri, raporton gazeta Dita.

Fenomeni Berisha do të jetë përpjekja e fundit otomane për mbijetesë në Shqipëri”.

Qeverisja e bërë nga Sali Berisha ishte bërë shkak edhe për një bisedë mes At Zef Pllumit dhe Spartak Ngjelës, duke i thënë: “Tash ka marrë fund gjithçka; në Shqipëri, për herë të tretë pas një përmbysjeje, ka fituar orienti; por ky orientalizëm i tanishëm, me anë të këtij njeru t’lig e impulsiv, do të jetë ma i rrezikshmi” ka thënë At Zef Pllumi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës