Kjo është historia e suksesit të një qeni obez i rracës ‘Dachsund’, i cili peshonte 26 kg dhe arriti të rrëzojë 75% të peshës së tij trupore. Shembulli ideal i vullnetit, ndonëse të imponuar, është Denisi, qenushi që hoqi dorë nga hamburgerët dhe picat, për t’iu nënshtruar një diete intensive me ushqim për qentë dhe aktivitet fizik.
Ishte Brooke Burton, pronarja e tij, ajo që e nxiti Denisin drejt këtij regjimi të ri. Fillimisht qenushi ra në depresion, por tani, në moshën 6-vjecare, ndjek ketrat lumturisht dhe luan me pronaren e tij.
“Denisi ra kaq shumë në peshë, sa filloi të pengohej me lëkurën e tepërt që i ngatërrohej nëpër këmbë, e cila nisi t’i infektohej’,- tha Burton.
Ai iu nënshtrua 3 operacioneve për të hequr lëkurën e tepërt, shpenzimet e të cilave arrinin vlerën e 2,800 dollarëve dhe u siguruan nga disa donatorë të ndjeshëm.
“Megjithatë Denisit ende i pëlqen të hajë,- tha Burton,- madje bën dhe një kërcim karakteristik”.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com