Si bëja tregti me vendet afrikane për Shqipërinë moniste! Bujar Lybesha, Esencë-Report Tv 

Exlusive, flet për herë të parë Bujar Lybesha, ish punonjës i Mineral Impex. 

Lybesha: Kam udhëtuar për Mineral Impex në mbi 70 vende të botës, bëja tregti jo moniste. Ndër të tjera ju tregoj edhe si e ringritëm në demokraci Superfosfatin e Laçit. Pas prishjes me Kinën na u dha urdhër të bënim tregti me të gjitha vendet botës, 
Sot  Bujar Lybesha është Konsull Nderi i Marokut në Shqipëri. 


Eljan Tanini: -Si ndodhte gjithë ky organizim i Mineral Impex? 

Bujar Lybesha: -Kur u prishëm me Kinën u dha një orientim tjetër për tregtinë e jashtme për Shqipërinë e atyre viteve. Tregtia bëhej me dy vende kryesore: Me ish demokracitë, vendet e Ballkanit dhe me të gjithë botën perëndimore ku të ishte e mundur. Lejohej që të importoje dhe të eksportoje. 
Kam filluar punë në tregtinë e jashtme, në 21 shtator të vitit 1978, jemi thirrur në Komitet Qendror një grup prej 30 vetësh, na është caktuar puna direkt duke u ndarë në drejtori të ndryshme pasi mbyllëm punën e parë atje ku ishim 
Kemi bërë kurs intesiv 6 mujor të diplomacisë ekonomike, pasi dështoi një kurs tjetër me persona nga klasa punëtore. 

Eljan Tanini: -Si lidheshe shteti jonë me kompanitë e tjera botërore? 

Bujar Lybesha: -Pas kursit unë jam emëruar në Mineral Impex, ku si bazë kisha mineralin fosfatik, 100-150 mijë ton fosfat në vit, 200 mijë ton mineral hekuri për metalurgjikun, dhe rërat e xhamit për Kavajën, Tiranën dhe Korçën. Tregtia e jashtme në ato vite punon në bazë të një bilanci eksport-importi. Bënim bilance realizimesh dhe mos realizimesh. 

Eljan Tanini: -Në Algjeri keni qenë për herë të parë? 

Bujar Lybesha: -Në Algjeri kam shkelur për herë  të parë me kryeinxhinierin Hashim Okshi, për telat e bakrit ku unë do të blija mineral hekuri dhe fosfatik në bazë të marrëveshjes 

Eljan Tanini: -Si e gjenit kompaninë? 

Bujar Lybesha: -Kishim disa revista ndërkombëtare që vinin në ministri, ku shkruheshin edhe adresat e kompanive ndërkombëtare. Deri në kohën kur  ishim të lidhur me Kinën, kinezët janë marrë edhe me lëndët e para për industritë që ndërtuan. 
Kontratat i bënin kinezët për ne, ndërsa ne  bënim vetëm likujdimet. I jepej një rëndësi e madhe kleringut, me vendet që kishim tregti gjithashtu. Ne Jugosllavi kërkonin kripë, ndërkohë ne donim çeliqe speciale që merreshin në perëndim dhe në një Kombinat të Nishit. 
Kontratën me jugosllavët e mbyllëm te çezmat e Rrogozhinës, aty mbi makina, makinën që udhëtonim. Ishte viti 1985 ose 1986, ne kishim frikë mos largoheshin jugosllavët pa bërë gjë. 
Në Algjeri na priti ambasada jonë, atje ishte Dilaver Shkurti, këshilltar tregtar. Ambasador ishte Syria Laze. Vizën e morëm në atë kohë në Tiranë në Ambasadën Algjeriane. Biletat e avionit i kemi prerë te Zihniu që merrej gjithmonë me këtë punë. 
Baza e eksportit për Shqipërinë ka qenë minerali i kromit, 1 milion ton krom është prodhuar, kromi ishte lluks. 
Ka patur koncetrat kromi shqiptar që e merrnin kinezët, japonezët, suedezët, gjermanët po ashtu, madje edhe Krupp-i i famshëm Gjerman. Me atë mineral kromi janë blerë shumë makineri të mëdha. Në vitin 1985 u dha një porosi nga qeveria për të eksploruar më shumë Afrikën, unë isha në atë pjesën frankofone si Algjeri, Marok, Mauritani, Senegal, Bregu i Fildishtë, Burkina Faso etj... Dikur ktheheshim nga Nigeria, madje na thanë që të mos dilnim nga aeroporti. Në Legos kemi ndenjur dy ditë në tranzit. Për të gjitha këto vendet e Afrikës qëllimi ishte të bënim një raport për eksport importet nga Shqipëria. Për mua Bregu i Fildishtë mbetet vendi më i bukur i Afrikës së Zezë Frankofone. Në vendet ku kishin dalje në det kishin bërë goxha investime. Abixhani që në vitin 1985 kishte një frëngjishte ekselente, jo me aksent afrikan. Në Burkina Faso takuam Kapiten Sankarën, shoku i tij i ngushtë i bëri atentat. Pamë edhe librat e Enver Hoxhës në një librari në Burkina Faso. Kemi takuar edhe Ministrin e Jashtëm të Bregut të Fildishtë. 
Ata në Bregun e Fildishtë ishin të kuotuar në Bursën e Londrës. U habitëm kur na thanë se do të na priste nesër Ministri i Punëvë të Jashtme të Bregut të Fildishtë. Ai na priti sepse kishte qenë Ambasador i Bregut të Fildishtë në kohën kur Shqipëria kishte Ambasador në Kombet e Bashkuara zotin Halim Budo, ku fjalimet e tij ishin brilante kur Shqipëria përfaqësonte edhe Kinën. Në Trans Albania punonte edhe e bija e Budos. 
Në të gjitha  vendet e Afrikës kur donim të dilnim jashtë nuk na linin, kishte rrezik. Shokët tanë kanë qenë në Liban kur plumbat u kanë fërshëllyer në vesh. Në një udhëtim në Siri-Joradni, unë vajta për fosfatet. Zybejde quhej dhe ishte stërgjyshja nga Durrësi e një bisnesmeni që takuam në Jordani. Ftuam në Tiranë edhe një person me pasaportë mbretërore, kushirir i mbretit Hysein, por Shqipëria nuk i njihte këto pasaporta fare. Kur vinte një i huaj te ne, përgjegjësinë për të e kishte personi që e kishte bërë miratimin e vizës së tij
Në Casablanca kam qenë disa herë për tregti. Jam takuar në Tiranë edhe me një delegacion pune nga Maroku për Superfosfatin e Laçit. Pas takimit me Simon Ricën dhe Bashkim Shahun, ata më bënë një raport që me pak investime Laçi mund të vihet në punë, viti 1993-1994. Bëmë një marrëveshje 3 palëshe. 15 mijë ton ishte prodhimi i parë në Laç, Superfosfati. 
Kryeministri Meksi ka një meritë të madhe edhe në këtë punë sepse miratoi një fond, filluan punë rreth 400 vetë. 1996 Laçi, superfosfati prodhoi rreth 60-70 mijë ton plehra për bujqësinë, pjesa tjetër për Italinë e Jugut. 2 familje të zonës e pushtuan uzinën. Viti 1997 shkoi për keq, francezi kishte 500-600 mijë mall dollar të prodhuar. Jam nisur në Laç ku çdo një minutë dëgjoheshin karikatorët e vitit 1997. 
Familjet e zonës e kishin pushtuar uzinën, nuk lëviznin nga atje bashkë me mallin. Flas me ta edhe për vetë faktin se Shteti Francez do ta kërkojë këtë dëm, u lamë edhe një shpërlbim në fund. U treguan burra laçianët, e mbajtën fjalën, nuk lejuan që malli të merrej nga treni kur ndaloi rrugës nga bandat, deri kur vajti në Durrës në Port. E rivumë në pune Superfosfatin e Laçit, dhe në vitin 1998 u mbyll pasi nis grushti i shtetit në Shqipëri. Te dritarja, drejtorit franko algjerian i shkarkonin plumbat, drejtorit nga pala franceze. Atë e kam gjetur të shtrirë nga frika dikur nën tavolinën e punës. 

Eljan Tanini: -Po për Piramidën e Tiranës ke marrë ndonjë material diku? 

Bujar Lybesha: -Kam importuar të gjitha mermeret. Mermeri i  brendshëm është importuar nga Carara në Itali, ndërsa veshja e jashtme e Piramidës së Tiranës është importuar nga Kreta. Vardinogiannis ishte familja që zotëronte një nga minierat e Kretës, atje janë marrë materialet e jashtme të Piramidës së Tiranës. 
Gjajtë viteve 80 kam qenë në Casablanka për panair nga Shteti Shqiptar. Unë e njihja terrenin, më caktuan si drejtor panairi. Vajtëm 24 orë para sepse nuk kishim këllqe, ata ishin alarmuar shumë, organizatorët. Princi i Algjerisë do të ndalonte të nesërmen në stendën tonë, por ne nuk ishim gati. Më ndihmuan kontaktet e mia në Algjeri, stenda u rregullua në 24:00, ishim dhe ishte gati. 
Unë importoja lëndët e para për porcelanin shqiptar. Kur do të shkonim ne në Francë nisi 2 Korriku 1990. Vizat tona do të miratoheshin në aeroportin Charles de Gaulle. 
Ata na thonë atje në aeroport që këtu nuk ka asnjë vizë. Nisa unë të flas që jemi zyrtarë. I pari që takuam atje nuk na la, nuk bëmë dot asnjë përçapje përmes tij. Ambasada jonë nuk përgjigjej. Kërkova takim me komisarin e aeroportit, i shpjegova arsyen pse jemi atje dhe për faktin që Francës kemi për ti dhënë para. U tregova pasaportën time me vulat e mia në ato shumë vende që kisha qenë. Na futi në Francë me një vizë 72 orëshe deri sa erdhi miratimi më pas.
Eljan Tanini: -Si i siguronte të ardhurat një agjent i diplomacisë ekonomike në atë kohë? 

Bujar Lybesha: -Shteti kishte të miratuar një kuotë dietash për çdo arsye. Ne kishim pasaporta normale, jo diplomatike. Tregtia e jashtme në ato vite mbante kampion për lëvizjen. Kam qenë edhe në 15-16 vende të Afrikës për gati 2-3 mua

Bujar Lybesha sot është Konsull Nderi i Marokut në Shqipëri

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasap Hajdar Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 30/07/2024 12:31

    Po ça tregtue bēje ti atere me çfar lekēsh me aspra. Shqipria nē atē koh skishte brek nē byth.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit