Një uniformë e veçantë projektuar nga një mjek gjerman, do të ndihmojë të rinjtë të identifikohen me persona të moshuar, duke kuptuar kështu nevojat dhe vështirësitë e tyre si dhe t’i përgatisë ata për plakjen e paepur të popullsisë.

Mirë se vini në moshën e tretë!: Kështu ka bërë shaka specialisti në prezantimin e shpikjes së tij të fundit, e cila ndihmon të rinjtë të venë veten në vendin e individëve të moshuar. Rachel Eckardt, gjeriatrik në Qendrën Gjeriatrike Ungjillore në Berlin (EGZB), ka dizenjuar një kostum për të plakur njerëzit, dhe për t'i dhënë atyre të njëjtat ndjesi që përjetojnë të moshuarit.

Në bashkëpunim me Meyer-Hentschel Institutit në Saarbrücken, shpikja më e fundit përfshin një numër të aksesorëve që zvogëlojnë aftësitë e ndryshme te një person, duke i bërë të jetojnë ndjenjën e lodhjes që gjendet shpesh në moshën e vjetër.

“AGE MAN SUITE”, veshja “magjike” mund të japë një shije të moshës së vjetër për të kuptuar më shumë se sa të durueshëm dhe çfarë vështirësish kalojnë ata.

Veshja Age Man Suite, njëkohësisht shtyn kundër gjoksit dhe zvogëlon rrjedhjen e ajrit. Në këtë pikë qëllimi është arritur dhe ju do të ndjeheni si një njeri i vjetër, kur të merrni diçka që ka rënë në tokë apo kur të bëni një ngjitje ose kur të dëgjoni një bisedë që është e vështirë për tu deshifruar. Por nuk mbaron me kaq. Së fundi, një palë dorashka parandalojnë gishtat që të lëvizin mirë duke shkaktuar të dridhura, njësoj si te të moshuarit.
(gm/Shqiptarja.com)