Si do të kryhet pagesa e ndihmës ekonomike dhe e aftësisë së kufizuar

Si do të kryhet pagesa e ndihmës ekonomike dhe e aftësisë së kufizuar

Në projektligjin e miratuar tashmë nga qeveria dhe që pritet të mbërrijë së shpejti në Kuvend, përcaktohen format dhe procedurat që ndiqen për pagesën e ndihmës ekonomike, pagesën për aftësi të kufizuar dhe pagesën për ndihmën e menjëhershme financiare.

Po kështu, përcaktohen edhe kriteret kur një familje përjashtohet nga skema e ndihmës ekonomike.

Pagesa e ndihmës ekonomike

Sipas projektligjit, ndihma ekonomike është një pagesë që jepet në formën e një shpërblimi mujor në lekë. Ndihma ekonomike, që përfitojnë familjet dhe individët në nevojë, është e plotë dhe masa nuk kufizohet për shkak të numrit të anëtarëve. Ndihmë ekonomike përfitojnë familjet që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme nga programet e mbrojtjes shoqërore, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia apo të ardhura të tjera.

Ndërkohë, familjet dhe individët në nevojë kanë të drejtë të marrin përfitime në natyrë (mallra apo shërbime). Mënyra e përfitimeve në natyrë përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Fëmijët e familjes në nevojë, të cilët përfitojnë ndihmë ekonomike, si dhe jetimët, të cilët nuk janë në institucione që ndjekin arsimin e detyrueshëm, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, marrin një pagesë shtesë, deri në mbarimin e arsimit të detyrueshëm. Po kështu, fëmijët e familjes në nevojë si dhe jetimët, që nuk janë në institucione, të cilët janë vaksinuar sipas kalendarit të vaksinimit, marrin një shtesë, për çdo vaksinë të kryer.

Anëtarit të familjes në nevojë, që me vendim të formës së prerë të gjykatës, vuan dënimin me heqje lirie ose që trajtohet me mjekim të detyruar me vendim gjykate, në institucionet mjekësore të posaçme, nuk i llogaritet masë ndihme ekonomike në strukturën e masës së ndihmës ekonomike për familjen.

Pagesa e aftësisë së kufizuar

Pagesa për personat me aftësi të kufizuar jepet çdo muaj për këta individë dhe për ndihmësit personalë të tyre, në masën e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Përfituesve, të klasifikuar me vendim të komisionit në grupet e aftësisë së kufizuar, u ndërpritet pagesa pas 48 muajve punësimi.

Pagesa për ndihmën e menjëhershme financiare

Pagesa, që jepet për nënat me foshnja të porsalindura si ndihmë e menjëhershme financiare, për të garantuar asistencë sociale, jepet vetëm një herë, në masën dhe sipas procedurës së përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Përjashtimi nga ndihma ekonomike

Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike, për një periudhë gjashtëmujore, familjet, të cilat kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm, që plotëson kushtet e mëposhtme: Kryen ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes që jetojnë në të njëjtën strehë, kur nuk krijohet një kurorë e re, me përjashtim të rastit vajzë-nënë; nuk tërheq ndihmën ekonomike brenda afateve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, me përjashtim të rasteve kur kjo ka ndodhur për shkaqe të arsyeshme, si shëndetësore apo fatkeqësi; refuzon verifikimin e situatës social-ekonomike në familje; fsheh informacionin apo kryen deklarim të rremë; nuk paraqiten për deklarim dhe/ose nuk deklarojnë ndryshimet e situatës social-ekonomike çdo tre muaj, pranë administratorit shoqëror, me përjashtim të rasteve kur kjo ka ndodhur për shkaqe të arsyeshme, si shëndetësore apo fatkeqësi, dhe të anëtarëve të familjes, të cilët janë persona me aftësi të kufizuar, invalidë pune ose të moshuar, të cilët janë në pamundësi lëvizjeje.

Po kështu, edhe kur refuzojnë përfshirjen në kurset e formimit profesional për anëtarët në moshë aktive pune të familjeve përfituese të skemës së ndihmës ekonomike, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nxitjen e punësimit; kanë anëtarët në moshë aktive pune të aftë për punë, që nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës apo të vetëpunësuar pranë strukturave të tatimeve, me përjashtim të rasteve të familjeve që zotërojnë tokë bujqësore në pronësi/përdorim dhe banojnë në fshat. Përjashtohen edhe familjet që kanë anëtarët në moshë aktive pune, të aftë për punë, që nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës apo të vetëpunësuar pranë strukturave të tatimeve, me përjashtim të familjeve që kanë anëtarë, që ndjekin arsimin e mesëm të lartë apo të lartë, por jo më shumë se deri në moshën 25 vjeç.

Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike, për një periudhë njëvjeçare, familjet, të cilat kanë në përbërje të tyre qoftë edhe një anëtar të vetëm, që plotëson kushtet e mëposhtme: Është në moshë aktive pune dhe refuzon ofertat e përshtatshme për punë të zyrave të punës, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nxitjen e punësimit; punësohen dhe ndërpresin marrëdhëniet e punës pa shkaqe të arsyeshme, me përjashtim të rasteve kur zgjidhja e kontratës bëhet nga ana e punëdhënësit; ka kryer më shumë se një deklarim të rremë; ato familje, të cilat rezultojnë me të ardhura dhe kushte shumë të mira social-ekonomike.

Të dënuarit

Anëtarit të familjes në nevojë, që me vendim të formës së prerë të gjykatës, vuan dënimin me heqje lirie ose që trajtohet me mjekim të detyruar me vendim gjykate, në institucionet mjekësore të posaçme, nuk i llogaritet masë ndihme ekonomike në strukturën e masës së ndihmës ekonomike për familjen

Përjashtimi nga ndihma ekonomike

1. Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike, për një periudhë gjashtëmujore, familjet, të cilat kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm, që plotëson kushtet e mëposhtme:

a) Kryen ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes që jetojnë në të njëjtën strehë, kur nuk krijohet një kurorë e re, me përjashtim të rastit vajzë-nënë;

b) Nuk tërheq ndihmën ekonomike brenda afateve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, me përjashtim të rasteve kur kjo ka ndodhur për shkaqe të arsyeshme, si shëndetësore apo fatkeqësi;

c) Refuzon verifikimin e situatës social-ekonomike në familje;

ç) Fsheh informacionin apo kryen deklarim të rremë;

d) Nuk paraqiten për deklarim dhe/ose nuk deklarojnë ndryshimet e situatës social-ekonomike çdo tre muaj, pranë administratorit shoqëror, me përjashtim të rasteve kur kjo ka ndodhur për shkaqe të arsyeshme, si shëndetësore apo fatkeqësi, dhe të anëtarëve të familjes, të cilët janë persona me aftësi të kufizuar, invalidë pune ose të moshuar, të cilët janë në pamundësi lëvizjeje;

dh) Refuzojnë përfshirjen në kurset e formimit profesional për anëtarët në moshë aktive pune të familjeve përfituese të skemës së ndihmës ekonomike, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nxitjen e punësimit;

e) Kanë anëtarët në moshë aktive pune të aftë për punë, që nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës apo të vetëpunësuar pranë strukturave të tatimeve, me përjashtim të rasteve të familjeve që zotërojnë tokë bujqësore në pronësi/përdorim dhe banojnë në fshat;

ë) Anëtarët në moshë aktive pune, të aftë për punë, që nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës apo të vetëpunësuar pranë strukturave të tatimeve, me përjashtim të familjeve që kanë anëtarë, që ndjekin arsimin e mesëm të lartë apo të lartë, por jo më shumë se deri në moshën 25 vjeç.

2. Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike, për një periudhë njëvjeçare, familjet, të cilat kanë në përbërje të tyre qoftë edhe një anëtar të vetëm, që plotëson kushtet e mëposhtme:

a) Është në moshë aktive pune dhe refuzon ofertat e përshtatshme për punë të zyrave të punës, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nxitjen e punësimit;

b) Punësohen dhe ndërpresin marrëdhëniet e punës pa shkaqe të arsyeshme, me përjashtim të rasteve kur zgjidhja e kontratës bëhet nga ana e punëdhënësit;

c) Ka kryer më shumë se një deklarim të rremë;

ç) Ato familje, të cilat rezultojnë me të ardhura dhe kushte shumë të mira social-ekonomike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike