Si do të ndryshojë taksa vjetore,
Ekspertët: Ky sistem bllokoi tregun

Si do të ndryshojë taksa vjetore,<br />Ekspertët: Ky sistem bllokoi tregun
TIRANE - Taksa që u vendos nga qeveria berisha në shtator 2011 merrte për bazë cilindratën e mjetit, përdorimin e karburantit (diesel apo benzinë), si dhe një koeficient që rriste taksën sa më evjetër të ishte makina. Shembuj të llogaritjes së tajksës vjetore, sipas modelit aktual dhe sipas propozimit të paralajmëruar nga kryeministri Berisha sillen në këtë faqe.

Ndoshta objektivi ka qenë për të penguar kthimin e vendit në një varrezë makinash të vjetra, si dhe ndotjen e mjedisit. Nga ana tjetër, ishte normale që të paguajë taksë më të lartë ai që ka një Porsche Cayenne se një tjetër që ka një FIAT të lodhur.

Por, në fakt, u regjistrua krejtësisht e kundërta e asaj që pritej. Pasoja më alarmante ishte dyndja e makinave me më shumë se 10 vjet jetë. Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2011, 77% e makinave të targuara për herë të parë kishin një vit prodhimi maksimumi deri në vitin 2002 (minimalisht 11 vjet të përdorura). Edhe për 11-mujorin 2012, gati 80% e automjeteve të targuara për herë të parë kishin vit prodhimi maksimumi deri në 2002.

Eno Zeneli, sekretar i përgjithshëm i Automobile Club Albania pohon se ndryshimi i regjimit taksor të automjeteve të vjetra që hyri në fuqi në shtator 2011, ka sjellë dhe një dukuri tjetër, atë të zhvlerësimit të parkut ekzistues me rreth 40%. Ai jep një shembull konkret për të shpjeguar këtë tendencë:
Marrim si shembull një automjet Mercedes C Class, që rezultoi makina më e shitur në vend në vitin 2012, me fuqi 2000 kubikë dhe prodhim të vitit 2000. Nëse një automjet me këto parametra do të blihej përpara shtatorit 2011, ai do të kushtonte në tregun e huaj 5000 euro. Nëse i shtohej taksa e ndotjes, 3000 euro, dhe TVSH rreth 1000 euro, atëherë në total, kostoja e makinës do të shkonte 9000 euro.

Nëse blihet i njëjti automjet sot, me kushtet aktuale të tregut, do të kishim këtë situatë: Makina kushton 4000 euro në tregun primar të blerjes (1,000 euro më pak sesa blihej dy vjet më parë për shkak të faktorit kohë të zhvlerësimit). Në doganë do të paguhet dhe 800 euro TVSH, pra mjeti do të ketë një kosto totale prej 4800 eurosh.

Tashmë, një individ, që e ka blerë këtë automjet para shtatorit të vitit 2011, nuk mund ta shesë dot mjetin e tij për të blerë një makinë tjetër, pasi sipas logjikës së amortizimit në kohë, makina e përdorur dy vjet, nga 9000 euro e blerë do të shitej 7,000 euro. Por, individi do ta kishte të pamundur që ta shiste këtë automjet në treg për 7,000, kur një automjet me të njëjtat parametra i importuar rishtazi, hyn në treg me 5,000 euro, ndërkohë që të dy i paguajnë njësoj taksat.

SHTIMI I NDOTJES

Shtimi i makinave që në pjesën më të madhe kanë një moshë mbi 10 vjet, ngre një tjetër alarm. Atë të ndotjes së mjedisit. Sipas një studimi të vitit 2012 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nëse mjetet diesel nuk janë të pajisur me sistemet më të fundit të reduktimit të emetimeve ndotëse, këto emetime rezultojnë të jenë kancerogjene.

Dhe në Shqipëri, rreth 50% e makinave që qarkullojnë në vend, kanë një vit prodhimi deri në 1995, pra janë mbi 18 vjet të vjetra. “Kontrolli teknik për nivelin e ndotjes, që kryhet në pikat e kontrollit teknik, fatkeqësisht është akoma opsional, d.m.th nuk është kusht për t’i penguar mjetet që të mos marrin kolaudimin e përvitshëm teknik”, thotë Zeneli.

Nëse do realizohej kjo, shumë nga këto mjete që janë shumë të vjetra, nuk do të mund të qarkullonin, sepse do të frenoheshin te kontrolli teknik. Sipas burimeve jozyrtare, 30% e mjeteve nuk i kalojnë normativat për të cilat janë prodhuar dhe jo më të respektojnë normativat evropiane të ndotjes ku ne synojmë të anëtarësohemi.

Burime nga Ministria e Mjedisit, gjithsesi pohojnë se në objektin e tyre nuk është zgjidhja e problemit të vjetërsisë së makinave, por ata thjesht masin ndotjen që shkaktohet nga karburantet.

Shembuj të llogaritjes së taksës aktuale vjetore të makinave të vjetra dhe uljes së tyre të propozuar me 50%

Benz Mercedes 240 i vitit 1985

Është            Bëhet

57.600 lekë    28.800 lekë


Benz Mercedes C220 i vitit 2003

Është            Bëhet

13.200 lekë    6.600 lekë


Benz Mercedes SL65 AMG i vitit 2005

Është            Bëhet

35.750 lekë    17.875 lekë


Ford Fiesta 1.200 cm3 benzinë i vitit 1995

Është            Bëhet

13.440 lekë    6.720 lekë


Volkswagen Polo 1.600 cm3 diesel i vitit 2000

Është            Bëhet

14.400 lekë    7.200 lekë


Volkswagen Golf 4 1.800 cm3 benzinë i vitit 1999

Është            Bëhet

14.400 lekë    7.200 lekë


Smart 600 cm3 benzinë i vitit 2001

Është            Bëhet

3.840 lekë        1.920 lekë

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve

Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve