Si do tërhiqet shpërblimi deri në
30 dhjetor, ISSH: Afat dhe në jana

Si do tërhiqet shpërblimi deri në<br />30 dhjetor, ISSH: Afat dhe në jana
Shpërblimi mund të merret bashkë me pensionin. Posta do e shpërndajë edhe në shtëpi.

Prej ditës së djeshme ka nisur shpërndarja e shpërblimit prej 6 mijë lkeësh për pensionistët. Në orët e para të mëngjesit ëhstë parë radhë në zyrat e Postës. Pensionistët janë shprehur të kënaqur me masën e shpërblimit që ka miratuar qeveria për festat e fundvitit. Sipas Postës Shqiptare dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore shpërndarja do të bëhet deri në datën 30 dhjetor.

Ditën e sotme shpërblimin do ta marrin ata pensionistë që e kanë datën e pensionit në 22, 5 dhe 6 dhjetor. Posta dhe ISSH bëjnë me dije se shpërblimi prej 6 mijë lekësh për pensionistët nuk do të “digjet”. Kjo do të thotë se shpërblimi mund të tërhiqet edhe në datën 29-30 dhjetor, por edhe në muajin janar.

Shpërblimi sipas ISSH-së do të merret edhe pas janarit, në varësi të mundësive që kanë pensionistët. “Të gjithë ata që nuk do të mund ta tërheqin këtë shpërblim deri më 30 dhjetor do të mund ta marrin atë bashkë me tërheqjen e pensionit në Janar e në vazhdim”, - thotë për gazetën Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Shpërblimi prej 6 mijë lekë jepet duke filluar nga ora 7:30 deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Në total do të jenë 643 mijë pensionistë që do të marrin shpërblimin.

shperblimet

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'