Videot intime të kompozitorit mund të mos jenë zbuluar rastësisht në internet. Aldor Nini ngriti në Report TV teorinë se materialet, që sipas tij qarkullonin prej rreth dy vitesh në rrjete ku publikohen edhe pamje nga kamera sigurie, mund të jenë identifikuar nga një sistem i huaj që skanon miliona video dhe më pas t'i jenë kaluar një entiteti shqiptar për vlerësim dhe më pas kanë rrjedhur online. 

"Si kanë dalë nga studio e kompozitorit deri në internet, është një pikëpyetje shumë e madhe. Mund të jetë hakuar, mund të ketë vendosur një program që ka hyrë në rrjetin e tij, mund të ketë qenë një kamerë, nuk e dimë,  këtë mund ta zbardhë policia. Si ka arritur kjo video të vijë tek ne dhe të bëhet virale kam një teori. Kjo video prej 2 vjetësh ka qenë në rrjete ku shpërndahen video të tëra nga kamera sigurie, dhe të identifikosh një video të tillë është thuajse e pamundur. Ka shërbime të huaja që i skanojnë rrjetet në mënyrë të vazhdueshme. E kam parë sistemin me sytë e mi. Është skanuar nga një entitet i huaj, ia kanë deleguar një entiteti shqiptar që bën vlerësimin për hetimin dhe nga ky entiett ka dalë si video. Nuk e emndoj që jemi të aftë ta skanojmë miliona video e të gjejmë atë video” tha Nini


Lajmi kryesor:

Videot intime, pse s’mund të hiqen menjëherë nga rrjeti? Nini në Report TV: Shteti pa mekanizëm për t’i bllokuar! Peçi: Ndërhyrja në jetën private dënohet me 3 vite burg! Lekatari: Të hetohet industria e muzikës