Si duhet të kujdesemi për
dhëmbët e të vegjëlve

Si duhet të kujdesemi për <br />dhëmbët e të vegjëlve
Kur duhet të fillojmë të kuijdesemi për dhëmbët?
Duke pasur parasysh se nga goja vijnë të gjitha sëmundjet, kujdesi i gojës ka rëndësi të veçantë. Fillon që me higjienën e gojës e deri të kontrollet një herë në gjashtë muaj te dentisti.

Cilët janë shkaqet kryesore që dhëmbët tanë dëmtohen?
E para është gjenetika (trashëgimia), ushqyerja me gji dhe ushqimet që përdorën gjatë rritjes. Gjithashtu vendi ku jetojmë, uji që pijmë, sasia e hekurit në të dhe përdorimi si tabletë.

Në cilën moshë duhet të fillojmë të kujdesemi për dhëmbët?
Që në moshën dy vjeç, fëmijes i jepet furça si lodër dhe i ofrohet për të larë dhëmbet. Këtu ndikon roli amësor.

Cilët faktorë ndikojnë që të shfaqen gurzat e dhëmbëve?
Faktorë që ndikojnë në formimin e gurzave i ndajmë në: Faktorë të përgjithshëm ku hyjnë trashëgimia, vendbanimi, uji, ushqyerja, etj si dhe faktorë lokalë, ku hyjnë higjiena e gojës, lloji i pështymës, mënyra e përtypjes, duhanpirja, etj.

Çfarë dëmesh sjell mos heqja e gurzave të dhëmbëve?
Mos heqja e gurzave ndikon jo vetëm në aromën e gojës, por ajo që është me e rëndësishme shkakton një sëmundje që quhet paradontozë që presupozon lëvizjen e dhëmbit dhe shkëputjen nga kocka dhe kjo bën që më vonë ai të bjerë.

Duhani sa ndikon në dëmtimin e dhëmbëve?
Pirja e duhanit shkakton veshjen e dhëmbëve me cipë, humbet bardhësia dhe nxitet formimi e gurzave.

Po camçakëzët a na i mbajnë vërtet të pastër dhëmbët?

Për mendimin tim ai ka këto funksione: duke mos patur sheqer shija na kënaq dhe nuk na dëmton, duke u përtypur nxit prodhimin e gjendrave të pështymes dhe bën një vetëpastrim të dhëmbëve, është në një farë mënyre fiskulturë për artikulacionin temporomandipular(ATM) duke parandaluar sëmundjet e lidhura me të.

Po problemet me mishrat e dhëmbëve nga se shkaktohen?

Faktorë që ndikojnë në probleme me mishrat e dhëmbëve janë: faktorë të përgjithshëm, gjendja fiziologjike, patologjitë e organizmit, gjenetika, etj. Faktorë lokale: higjiena e gojës, gurzat, mbushjet jo e sakta, kariesi, ura jo të sakta.

Si trajtohen ata?

Mishrat e dhëmbëve mjekohen me: pastrimin dhe higjienën e tyre plus mjekimin medikamentoz, shto këtu edhe klorhexidine 0.2% edhe pasta me këtë përmbajtje.

Ushqimi a ndikon dhe si ndikon në dëmtimin e dhëmbëve?
Ushqyerja ndikon shumë. Ushqimet që ndikojnë negativisht janë përdorimi i tepër i brumërave dhe sheqernave. Ndërsa pozitivisht në shëndetin e dhembëve ndikojnë frutat dhe zarzavatet.

Shpesh shohim që gratë shtatzënë kanë probleme me dhëmbët. Si ndikon shtatzënia në dëmtimin e dhëmbëve?
Gjatë shtatzënisë kemi prishje masive të dhëmbëve pasi hekuri dhe gjithë elementet e tjerë të dhëmbeve shkojnë tek fëmija dhe dhëmbët bëhen të thyeshëm. Gjatë shtazanisë kjo mungesë plotësohet duke përdorur ZYMAFLOR 1 mmg.

Duhet që të hiqen dhëmbët gjatë shtatzënisë apo jo ?
E mira është që të evitohen, por pas tremujorit të parë, nëse është e domosdoshme mund të bëhen heqje.

A mund të përdoren antibiotik gjatë shtatzënisë për dhëmbët?

Antibiotiku mund të përdoret vetëm pas tremujorit të parë.

Cilat janë infeksionet më të shpeshta që shfaqet te dhëmbët?

Infeksionet më të shpeshta janë: Infeksionet e nervit që quhen pulpit dhe të hapësirës ku ndodhet dhëmbi që quhen periodontite, granuloma e kiste.

Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com (print), në suplementin Shëndeti, 6 dhjetor 2012


(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga