Paris 2024/ Skena spiunazhi në Olimpiadë, kombëtarja e njohur dënohet me -6 pikë

Paris 2024/ Skena spiunazhi në Olimpiadë, kombëtarja e njohur dënohet me -6 pikë

Foto ilustruese

Për spiunimin e stërvitjes së Zelandës së Re me dron në turneun e futbollit të femrave në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, FIFA penalizoi Kanadanë me gjashtë pikë.

Kampionet Olimpike në fuqi, të cilët mundën Zelandën e Re 2-1 në ditën e parë të lojërave, zbresin kështu në renditje me -3 pikë. Gjithashtu për të njëjtin rast, trajnerja Beverly Priestman, e cila tashmë ishte shkarkuar nga federata kanadeze, u pezullua për një vit nga FIFA.

Për sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme janë përjashtuar gjithashtu me një vit nga çdo lloj aktiviteti në lidhje me futbollin zyrtarët kanadezë, Joseph Lombardi dhe Jasmine Mander.

Zelanda e Re u ankua se stafi kanadez fluturoi drone mbi seancat e tyre stërvitore përpara ndeshjes së tyre hapëse në Lojërat Olimpike. Dy skuadrat e para në secilin grup dhe dy skuadrat më të mira të renditura në vendin e tretë kualifikohen në çerekfinalen Olimpike, diçka që për Kanadanë shndërrohet në mision të pamundur.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë