Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka postuar në faqen e saj në facebook, në rubrikën “Fotoja e Ditës”, një foto ku duket pulla amerikane dhe flamurin shqiptar brenda saj.

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së që datojnë që me 28 korrik të vitit 1922, kur shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë, janë marrëdhenje të cilat kanë një rëndësi të madhe parësore dhe strategjike për vendin tonë dhe SHBA-të mbeten aleat i pazëvendësueshëm i shtetit shqiptar.

Dhe është pikërisht kjo foto e postuar sot nga Ambasada Amerikane, një tregues për miqësinë e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ndihma në demokratizimin e vendit tonë, por edhe zgjidhja e çështjes së Kosovës i dedikohen më së shumti politikës amerikane dhe natyrisht marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë.

Marrëdhenja diplomatike SHBA-SHQIPËRI me 22 shtator 2017 mbush 95 vite dhe shqiptarët janë cilësuar si populli më proamerikan në botë.

Fotoja e postuar nga Ambasada Amerikane
Fotoja e postuar nga Ambasada Amerikane

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com