Si e kam njohur Gjelosh Gjokën, 
largimi nga Prishtina në 1969-n

Si e kam njohur Gjelosh Gjokën, <br />largimi nga Prishtina në 1969-n
Me profesor Gjelosh Gjokajn dhe mikun tim të nderuar u njoha në qershorin e vitit 1966, kur u futa në provim pranues për regjistrim në Shkollën e Lartë Pedagogjike – grupi i Artit Figurativ (meqë ende nuk kishte Akademi të Arteve). 

Në mesin e goxha shumë konkurrueseve u përzgjodha edhe unë nga komisioni eminent profesorësh të asaj kohe se i plotësoja kriteret për regjistrim në vitin e parë në grupin e Artit figurativ. 

Fati e deshi që klasën tonë e mori ta udhëheq profesor Gjeloshi për dy vite sa zgjateshin studimet. Me thanë të drejtën në mesin e studentëve të asaj klase e ndihesha veten pak sa inferior, sepse shumica e tyre vinin nga shkolla e mesme e artit në Pejë, (shkollë profesionale dhe në zë), ndërsa unë vija nga shkolla normale (gjithashtu profesionale e mësuesisë). Por profesor Gjeloshi qysh në ditët e para të mësimdhënies (i cili mbante dy lëndët kryesore – vizatimin dhe pikturën) vërejti tek unë talentin tim dhe filloi në njëfarë mënyre të më krijojë njëfarë afërsie me të, me një sjellje të jashtëzakonshme profesor-student, dhe kështu dalëngadalë unë si student i tij krijova një miqësi me të gjatë dy viteve studimin e që ky respekt dhe miqësi vazhdoi gjatë gjithë jetës tonë. 

Gjeloshi një djalë i ri, profesor i ri, burrë shtatgjatë, shumë pedant (veti e një pedagogu të mirëfilltë), shumë i rregullt në mësimdhënie, i afërt me studentë, shumë komunikativ, gojëmbël, i gatshëm që në çdo moment t`iu ofroi këshilla secilit student. Ishte i dashur për të gjithë. 

Pas ligjëratave, kohën e lirë e kaloja në atelienë e tij, kështu që sa mësoja në klasë edhe më tepër mësoja duke e parë profesorin duke punuar në telajotë e tija apo duke intervenuar në pllakat e grafike. Mund të thuhet lirisht se ai i vuri themelet e grafikës në Kosovë, ai themeloi Shkollën e Grafikës në Prishtinë. 

Gjeloshi me orbitë...
Fati e deshi që shumë shpejtë (në fund të vitit 1969) të largohej nga Prishtina dhe të vendoset në Romë të Italisë, ku jetoi dhe krijoi deri në vitin 1983. Nga Roma kalojnë Augsburg të Gjermanisë ku jetoi dhe punoi deri në fund të jetës së tij. Gjeloshi ishte largpamës, ai donte të jetonte dhe të krijonte në një qendër kulturore dhe arriti, ai e dinte se një ambient i tillë do t`i ndihmonte në avancimin e krijimtarisë së tij. Çka edhe ndodhi. Periudha e krijimtarisë së tij në Itali, mendoj unë është më e ndritura, kulmi i krijimtarisë artistike. Ai ishte studiues, kërkues i palodhshëm, punëtor i madh me një vullnet të jashtëzakonshëm. Ai ishte në gjendje që ditë të tëra të kërkonte një nuansë të një ngjyre blu apo gri, ngjyrat e tija më të dashura. Ishte i palodhshëm në një karakter të fortë, me një energji të paparë, për lakmi, një njeri shumë optimist. 

Sa më afër tij...
Këtë zell dhe optimizëm e vazhdoi edhe në Gjermani nga viti 1983. Në Augzburg isha edhe më afër tij pasi që fati e deshi që edhe djali im Ademi u detyrua të migrojë në Augsburg, e që me këtë rast e falënderoi shumë prof. Gjeloshin për ndihmën që i ofroi djalit në vendosjen e tij në atelie për një kohë bukur të gjatë.
Në Augsburg shkoja çdo vit, nga një muaj apo dy i kalonim bashkë në atelienë e tij. Isha aq i afërt me të sa e mbaja edhe çelësin e ateliesë të tij. 

Miqësi e përjetshme... 
Unë kam pasur ekspozitë të përbashkëta me Gjeloshin në Augsburg dhe qytete të tjera. Ai ishte shumë zemërgjerë, modest dhe pa asnjë lloj xhelozie, ai kënaqej me sukseset e të tjerëve. Unë kam organizua ekspozitë shitëse në atelienë e tij, ku më ka ndihmoi edhe në shitjen e tyre, gjë të cilën nuk e bënë askush tjetër. 
Gjeloshi ka pasur edhe një shtëpi në Budva ku kemi kaluar çaste të bukura, e më vonë e ndërtoi edhe një shtëpi në fshatin e tij Milesh ku gjithashtu kemi kaluar çaste të këndshme. 

Gjeloshi ka qenë profesor dhe mik i imi, ka qenë mik i familjes sime, ka qenë si anëtar i familjes time. Edhe këtu në Prishtinë kemi kaluar çaste shumë të këndshme, por edhe në fshatin tim Mramor. 
Ka qenë njeriu më i dashur dhe i respektuar i imi dhe i familjes time. I jam mirënjohës për jetë e mot.

gjeloshi
  Autori i shkrimit Gani Gashi, një nga piktorët më të shquar në Kosovë

gjokaj

gjokaj

gjokaj



Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet