Biblioteka Kombëtare çeli sot ekspozitën “In Memoriam 1901-1975”, kushtuar intelektualit të mirënjohur shqiptar, Ernest Koliqit me rastin e 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të Koliqit.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të Bibliotekës Kombëtare thuhet se kjo ekspozitë risjell në vëmendje krijimtarinë artistike, publicistike dhe përkthimet më të mira të Koliqit, për të përkujtuar kështu një figurë që jo vetëm i dha letërsisë dhe kulturës shqipe, por arriti të shndërrohej në një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të zenitit të shkrimtarëve të viteve ’20-’30 të shekullit të kaluar.
Ekspozita ka në fokus botimet e para të shkrimtarit, përkthime, ese, publicistikë, përzgjedhje poetike, si dhe shkrime nga revista periodike “Shêjzat”.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në katin I të BKSH-së.
Koliqi lindi më 20 maj të vitit 1903, në Shkodër. Pas pushtimit nga Italia, Koliqi u emërua ministër i Arsimit dhe më vonë kryetar i Këshillit Koorporativ Fashist.
Si shkrimtar shumë nga veprat e tij letrare u ndaluan gjatë kohës së komunizimit për shkak të pikëpamjeve të tij politike liberale.
Ai u bë krijues në prozë, dhe së bashku me Mitrush Kutelin konsiderohen themeluesit e prozës moderne shqiptare.
Në librat e tij si Hija e Maleve (1929), Tregtar flamujsh (1935) dhe Pasqyrat e Narçizit (Pasqyrat e Narcis) (1936), Koliqi sjell një spiritualitet unik shqiptar në letërsi. Koliqi ndërroi jetë në Romë, më 15 janar të vitit 1975.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 4080
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ernest Koliqi ‘kthehet’ në shtëpi! Librat e tij i dhurohen bibliotekës së Shkodrës! Ndreca: Së shpejti botohet një roman i panjohur
10 Korrik 2024, 16:35
-
E akuzuan si fashist se pranoi emërimin në Akademinë Italiane, dëshmia e rrallë e Koliqit për Gjergj Fishtën: E takova pas ceremonisë, kishte një brengë...
15 Mars 2023, 17:27
-
‘Kapidan Gjon Marka Gjoni, një burrë i gdhendur, një copë në curr t’ë ashpër të racës sonë, që përfaqësoj traditën…’/ Fjala e profesor Ernest Koliqit, në vitin 1966
22 Tetor 2022, 08:03
-
Drejt BE-së si endëset më të mira të pëlhurave
19 Korrik 2022, 10:57
-
Historiani- Ramës: Martin Camajn e sulmuan ato që ju i keni dhënë poste të rëndësishme! Deklarata jote hipokrizi e tejskajshme
28 Gusht 2020, 21:35
-
“Tregime të Moçme shqiptare” në anglisht, përkthyesi: Këto njëmbëdhjetë rrëfime janë thesar për ne!
11 Gusht 2020, 17:01
-
Dëshmia e ish-diversantit: Në bazën e CIA-s na dërgoi Blloku Indipendent ku ishte dhe Ernest Koliqi, por piloti gaboi…
4 Gusht 2020, 09:15
-
'Misionet tona sekrete në Shqipëri nga Italia e Jugosllavia, ishin të miratuara prej...', vijon dëshmia e 109 vjeçarit
3 Gusht 2020, 08:05
-
Jeta e Martin Camajt
21 Korrik 2020, 17:14
-
Njeriu me mushkë
16 Korrik 2020, 15:16
-
Besa e ish-sigurimsave dhe ‘gjyqi’ publik i Camajt dhe Koliqit
16 Korrik 2020, 15:13
-
Ekspozohen urdhërat për librat e ndaluar në diktaturë, i pari në listë emri i Gjergj Fishtës!
14 Korrik 2020, 16:34
Te rrojne sherbetoret e fashizmit. Nuk ishte ky qe e dridhte per pare dhe pushtet? Dhe tani duhet ta nderojme? Cfare ti themi kalamajve, qe bejme heronj ata qe kur u duhen lek ankohen te komshiu serb?
PërgjigjuA NUK KA NDONJË SHËRBËTOR TJETËR TË FASHIZMIT PËR TË PËRKUJTUAR??LUFTËTARËT E LIRIS I KUJTON POPULLI.
Përgjigju