Ekzekutimi për hakmarrje, Softa: E kryer nga vrasës me pagesë, mund ta kenë nxjerrë në pritë ose e kanë ndjekur me GPS

TIRANË - Eksperti i sigurisë Fatjon Softa foli sot në Report Tv lidhur me ngjarjet kriminale që kanë shënjuar këtë fillim viti, si ajo e autostradës Vlorë- Fier ku u ekzekutua Kristjan Marku, apo në Tiranë te Pallati me Shigjeta ku u vra biznesmeni Bujar Nasufi.

Softa thotë për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, se vrasjet si ajo e Vlorës janë të përsëritura.

'Vrasje tipike që ka ndodhur dhe në 2022 në të njëjtin aksi, në të njëjtën mënyrë. Mjetet shkojnë paralel. E njëjta skemë dhe kjo e Vlorës. Një makinë që ka bërë ndjekjen e personit, vrasje me pistoletë ku makina ka bërë 1000 metra me përpjekje për tu shmangur. Dy plumba ishin fatale. Sagë e hakmarrjeve mes dy fiseve. Ajo çka bën përshtypje e njëjta skemë. Mjeti i vjedhur dhe ka bërë targat e një makine të vjedhur. Pasi u largua nga vendi i ngjarjes u dogj dhe një tjetër e priste duke u bërë largimi nga vendi i ngjarjes. Mendoj se është vrasje me pagesë. Fiset janë pyetur ato që jetojnë në Rrëshen. Janë lënë të lirë. Personi ka qenë i ndjekur nga Tirana në Vlorë. mund ta kenë nxjerrë në pritë. Ose e kanë ndjekur me GPS.'

Ndërsa sa i përket vrasjes në Postribë të Ramazan Matajt, Softa thotë se ishte më e lehtë për tu zbuluar për shkak se vrasësi nuk ishte profesionist si dy rastet e lartpërmendura.

'Rasti i Postribës ishte më i thjeshtë. Ishte telefoni i viktimës dhe komunikimet e qarta dhe pamjet filmike të autorit është shfaqur me biçikletë, ka shfaqur fytyrën dhe grupi hetimor shkoi te banesa e tij dhe gjeti armën e krimit. Kur flasim për vrasës me pagesë, flasim për vrasës profesionistë. Djegin provat. Nuk e kemi armën e zjarrit. Rasti i Pallatit me Shigjeta, personi ka qenë i maskuar, u largua me motor. Motori u gjet në Sharrë, i djegur por nuk u gjet arma e krimit. Nuk ka të dhëna që mund të krijojnë një identikit. Nuk ka diçka konkrete. Rasti i Vlorës, ka një pistë më të besueshme si gjakmarrja, për shkak të profilit të personit. Nuk ka gjurmë apo të dhëna drejt autorëve.'

Për masakrën e Dobraçit, policia ende nuk është në gjendje të thotë nëse personi i filmuar nga kamerat amatore pas vrasjes është Ibrahim Liçi apo jo.

'Në Dobraç edhe pse kemi një pamje amatore të një person të plagosur, nuk ka një përgjigje nga policia nëse ishte apo jo ai që flitet në media si Ibrahim Liçi. Shkalla e zbulueshmërisë ka qenë e ulët.'

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase

Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase