Si e komentoni deklaratën e Kim për kandidatët e mbështetur nga ‘non grata?’ Përgjigjet Meta: I takon qytetarëve të vendosin

‘Qytetarët do të zgjedhin për 6 marsin kandidatët më me integritet dhe që garantojnë një përkushtim të madh ndaj komunitetit’. Kështu u përgjigj presidenti Ilir Meta, pasi u pyet nga gazetari i Report Tv në Durrës, Aldo Mustafa, në lidhje me komentet e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim për kandidatët e Sali Berishës për zgjedhjet e pjesshme lokale.

‘Unë jam i bindur se qytetarët e Durrësit, por jo vetëm, edhe të pesë Bashkive të tjera, do të zgjedhin me vullnetin e lirë për kandidatët apo kandidatet më me integritet dhe që garantojnë një përkushtim sa më të madh ndaj komunitetit si dhe një përfshirje të tij sa i takon qeverisjes vendore. Vetëm qytetarët të vendosin për të ardhmen e e tyre dhe ne që ajo të gjithë të gjithë duhet të kërkojmë është një proces sa më transparent, sa më demokratik, një ballafaqim programesh, një ballafaqim idedh dhe në fund të fare, të fitojë vullneti i qytetarëve dhe të fitojnë kandidatët më me integritet.'- tha Meta.

Pak ditë më parë, ambasadorja amerikane, ngriti pyetjen se çfarë u premtojnë votuesve, ato kandidatë, sponsori i të cilëve është caktuar non grata nga SHBA për korrupsion?”.  Më 19 maj 2021 SHBA e shpalli Sali Berishën "non grata" për minimin e demokracisë dhe korrupsion. Shpallja "non grata" nga SHBA solli dhe përjashtimin e  Sali Berishës nga PD, i cili nisi një luftë më këtë të fundit për të marrë me dhunë selinë blu. Duke mos ia dalë të marrë PD, Berisha vendosi që të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit duke bërë koalicion me LSI nën emrin "Shtëpia e Lirisë". Edhe pse KQZ nuk e regjistroi Berishën si pjesë të koalicionit, janë kandidatët e zgjedhur nga primaret e Berishës që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme për 6 bashkitë e vendit.

Presidenti Meta nga Durrësi, ka komentuar edhe komisionin hetimor per inceneratorët, ku tha se në radhë të parë duhet të flasë drejtësia.

'Mendoj se në radhë të parë është përgjegjesia e institucioneve të drejtësisë të flasin për këtë çështje dhe për të gjitha çështjet e tjera mbi bazë të fakteve, mbi bazë të provave, për të besuar te drejtësia, dhe njëkohësisht për të parandaluar abuzimet e rënda me taksat e qytetarëve, me taksat publike, dhe për këtë kërkohet sa më shumë efektivitet!'- tha Meta.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 23/02/2022 17:46

    Si babai politik si ti legen bij te devotshem komunistash 24 karatsh jeni dhe ska si te ndodh ndryshe. Po atyre ju kishte hije se kishte ca qe I degjonin,kurse juve sju degjojn asfemijet tuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja