Si e parashikuan fundin politik të njërit-tjetrit Meta dhe Berisha, njëri si aksioner pularie, tjetri prapa hekurave për krime të rënda

Si e parashikuan fundin politik të njërit-tjetrit Meta dhe Berisha, njëri si aksioner pularie, tjetri prapa hekurave për krime të rënda

Sali Berisha dhe Ilir Meta po kalojnë ditët më të vështira në trajektoren e tyre politike. Sali Berisha është shpallur familjarisht 'non grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është përjashtuar përfundimisht nga Partia Demokratike, të cilën e drejtori për 22 vjet, ndërsa ditët e fundit ka përfunduar bashkë me Foltoren nën çatinë e partisë së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, çiftit mbi të cilin ka hedhur akuza nga më të përbindshmet. Lëvizjen e tij për krijimin e një PD-je paralele nuk e njohin as institucionet vendase dhe as faktori ndërkombëtar. Nga ana tjetër, Ilir Meta është shkarkuar nga Kuvendi si President në 9 qershor 2021 për shkeljen e 20 neneve të Kushtetutës si dhe për provokim të cenimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa është në prite të vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Meta është izoluar nga SHBA-BE prej 3 vitesh, ka shenja të qarta se mund të shpallet 'non grata' nga SHBA si aleati i tij Sali Berisha, ndërsa partia e tij LSI-ja preku fundin në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit 2021, duke mos marrë asnjë mandat deputeti në 9 nga 12 qarqe. Çuditërisht, Sali Berisha dhe Ilir Meta e kishin parashikuar një fund të palavdishëm dhe fatal politik për njëri-tjetrin. Në 5 mars të vitit 2015, Ilir Meta paralajmëronte Sali Berishën se karrierën politike do ta mbyllte si aksioner pularie. Ndoshta Meta ishte i mëshirshëm me këtë parashikim, pasi Berisha po e mbyll karrierën politike si ‘aksioner i LSI-së’.

“Vazhdo! E nise si lider demokracie dhe po e mbaron si aksioner pularie... Ta sqaroj edhe më shumë: mos u bëj pjesë e puçit të pularisë, me Tom Doshin dhe Dritan priftin si aksionerë! Po them këtë në mënyrën më miqësore. Për ty bëj çdo gjë, por jo për Zenin... Të jesh i bindur se do të përfundosh anëtar i partisë së Tomës. Toma e ka gabim që do të bëjë parti të re, të harxhohet kot: ja ku e ka partinë! E ka gati. Patjetër! Me Tomën do të fitoni edhe në Shkodër ju. Mos ki merak... Normal, ju doni ta drejtojë Tom Doshi me Durim Bamin. Normal, ju te partia e Tomës do të përfundoni. Tani që ndërroi versionin, ka kaluar me ju, normale. Është normale kjo”.

Sali Berisha ka parashikuar një fund politik më të zi për Ilir Metën. Në gusht të vitit 2001, Sali Berisha paralajmëronte se nuk do të ishte e largët dira kur Ilir Meta do të mbyllte jetën e tij para hekurave, për krime të rënda.

“Mbi Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas Malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve”, deklaronte Berisha.

21 vite më vonë, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bashkuar në një koalicion, të quajtur ‘Shtëpia e Lirisë’, për të rrëzuar Lulzim Bashën dhe për t’i treguar forcën Perëndimit.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 08/02/2022 18:29

    Janè tè gjitha METAFORA, njèlloj si ato sfurqet dhe kèputjet e duarve, si ato kokèpalarèt apo ajo video me hajdutè me bllok nè dorè. Vetèm ai gjaku nè bulevard dhe ato miliardat e pèrvetèsuara, ato vilat me paratè e djersès sè Monikès apo floriri i vjedhur, ato nuk janè METAFORA, janè FAKTE. Tregojini vèndin hajdutit, shpètoni Shqipèrinè.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'