Pandemia e Covid-19 ka prekur gjithë botën. Diku më shumë e diku më pak, ka ndikuar në jetët e të gjithëve ne. Kështu ka ndodhur edhe me artistin Abaz Hado, i cili sjell një ekspozitë të bukur në këtë periudhë aspak të lehtë. Një ekspozitë krejt ndryshe, për arsye se nisi në momente shumë specifike për artistin, ku pa u qetësuar akoma nga tërmeti vendi u godit nga Covid-19.
Ekspozita titullohet "Fituam Jetën", dhe pse quhet kështu, e shpjegon vetë artisti Hado. "Duke u mbyllur brenda mureve të shtëpisë, kur pak muaj më parë u lëkund nga forca e lëvizjes të tokës, shtëpia jonë që i rezistoi tërmetit, u bë kala ndaj një “armiku” pa formë dhe pa dukje. Unë vendosa ta përballoj duke punuar në mënyrë shumë aktive. Por, ndërkohë që ishin në këto kushte, mësoj se gruaja ishte prekur nga një sëmundje shumë e rëndë. Kjo solli një lloj zymtësie në harmoninë njerëzore.
Ndërkohë, pas një jave, na erdhi lajmi i bekuar, se lindi mbesa ime, Aria, që riktheu buzëqeshjen familjare, që na ndezi përsëri optimizmin e punës krijuese. Pa mbaruar gëzimi i mbesës papritur na vjen lajmi për humbjen e jetës së nënës sime, një dhimbje e fortë që godet shpirtin tim…! Në ato momente më dukej sikur gjithçka po binte dhe rrokullisej në një shpejtësi, pa arritur të bënim asnjë reagim.
Por kur mendoj se çfarë kaluam, duhet t’i jemi mirënjohës jetës që nuk na e morën prandaj dhe e titullova këtë ekspozitë “Fituam Jetën” ku përpiqem të sjell një eksperiencë personale se si e kalova periudhën e distancimit social, gjatë kësaj kohe të vështirë. Besoj se tek secili nga ju, do mbesë diçka nga kjo ekspozitë, sepse janë momente që i kemi përjetuar të gjithë së bashku", shprehet Hado. Ekspozita çelet nesër në orën 19:00 te Muzeu Historik.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4470
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Muzeu Historik për 4 vjet i mbyllur! Ministria kërkon një drejtor për të! Rikonstruksioni merr një vit më shumë kohë se ndërtimi në vitin 1981! Ja si do të financohet projekti
9 Mars, 20:48
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
46 portrete të aktorëve shqiptarë të pikturuar në gurë! Artisti Myftar Cubi: Janë pjesë e familjeve tona, pasuri kombëtare! Nuk munda t’u vendos çmim!
25 Shtator 2023, 14:44
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
Debati për Mozaikun e Muzeut, ministrja Margariti në Report Tv: Asgjë s’u ndryshua, restaurimi në dakordësi të plotë me autorët
23 Maj 2023, 14:59
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17
-
Aktori dhe producenti i njohur amerikan, Danny Glover viziton muzeun 'Gjergj Kastriot Skënderbeu' në Krujë
1 Maj 2023, 21:45
-
Historia e partizanit që luajti Birçe Hasko te ‘Radiostacioni’ në libër, autorët e i biri: Skenari i Kadaresë shkaktoi konflikte me punonjësit
19 Prill 2023, 16:24
-
Gjermanët padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj COVID
13 Prill 2023, 08:24
-
Në Muze prej 2019-ës, lihet në oborr! Studiuesit të shqetësuar për Gurin e Xhuxhës: Artefakt prehistorik, ka shkrimin më të vjetër në botë, të vendoset brenda
8 Prill 2023, 16:50
-
Korrupsion me respiratorët gjatë pandemisë 'Covid 19', kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg
5 Prill 2023, 11:01