46 portrete të aktorëve shqiptarë të pikturuar në gurë! Artisti Myftar Cubi: Janë pjesë e familjeve tona, pasuri kombëtare! Nuk munda t’u vendos çmim!

Një mozaik kujtimesh, për kinemanë që u bë pjesë e familjeve shqiptare. Artisti Myftar Cubi, i sjell të punuara në gurë portretet e 46 ‘Aktorëve shqiptarë ndër vite’...

“Jo vetëm unë, por të gjitha familjet shqiptare, mendojnë se aktorët janë pjesë e asaj familje. Për më tepër unë mendoj se aktorët shqiptarë, janë pasuri kombëtare!”, shprehet artisti Myftar Cubi.

Në Muzeun Historik prej 18 shtatorit, publiku vizitoi për një javë, ikonat që bënë historinë e filmit shqiptar, me imazhet më shprehëse nga filma ku interpretuan, të jetësuara në mozaik, të cilat artisti i ka realizuar përgjatë një viti.

“Ka një vit që unë punoja intensivisht me to, nga mëngjesi në darkë, pasi unë kam dalë në pension”, tregon ai.

Nga Naim Frashri te “Skënderbeu”, Bekim Hehmi si Odiseja, Marie Logoreci te “Toka jonë” deri tek të bukurat e kinemasë shqiptare, aktoret e talentuara Matilda Makoçi, Yllka Mujo dhe Rajmonda Bulku, portretet e aktorëve pikturohen në gurë. Dominojnë ngjyrat gri dhe bardhë e zi.

“Unë jam nis qysh nga filmat e parë shqiptarë deri në fundin e ’90-ës. Kam rënë në kontakt me disa prej aktorëve, dhe e kanë pritur me superlativa”, shprehet më tej artisti.

Procesin e punës mundohet të na i shpjegojë thjeshtë.

“Në Pano Beton hedh vizatimin, i ngjis me vinovil. I korrigjoj sa është mundësia, kur mendoj se është mirë u hedh betonin sipër. Aty është e frikshme sepse rreziku është i madh dhe për t’u prish e gjithë puna. Pra, duhet që të mos e lësh betonin të thahet tamam po sa të marri një ngjyrë në të ftohtë. Më tej e pastroj, derisa figura të jetë si në kohën e fotografive më parë që bëheshin me solucion”, tregon ai.

Me një sërë ekspozitash personale e kolektive të mbajtura brenda e jashtë Shqipërisë, edhe në pikturë, për të ardhmen e 46 mozaikëve të tij të veçantë, Myftar Cubi, përgjigjet i orientuar nga dashuria për kinemanë e vjetër, e aktorët që u bënë imazhi i saj...

“Nuk u kam vendosur çmim edhe duke u nisur nga fakti se këta aktorë bëjnë (ose kanë bërë ata që nuk jetojnë më) një jetë të thjeshtë. Ndonëse ka pasur punë të miat që janë shitur me çmime marramendëse, për këta mozaikë nëse dikush do më pyeste, do u thosha: Mere sa të mendosh vetë!”, shprehet artisti.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?