Si e sheh Europën në 2050? Bregu ka një mesazh për BE-në: Të thyejmë barrierat, e kemi vetë në dorë

Si e sheh Europën në 2050? Bregu ka një mesazh për BE-në: Të thyejmë barrierat, e kemi vetë në dorë

Majlinda Bregu

TIRANE-Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu kërkon nga Bashkimi Europian që kur vjen puna për Ballkanin të flasë me një gjuhë. Megjithatë, Bregu shton, se për shumë gjëra, gjithcka e kemi në dorë vetë, prandaj duhet të nxitojmë që nesër të mos jetë përsëri vonë.

"Se mos thoni pse po qesh. Se në panelin ku mora pjesë sot globsecthinktank,njëra nga pyetjet ishte si e shoh Europën e 2050. Meqë s’ i kam qejf parashikimet, për më tepër të papriturat si covid19 na e kanë bërë jetën edhe më të pasigurt, nuk di të them a pata përgjigje të saktë. Por, di që sot po nuk u lexua realiteti sic është në rajon, do të jetë përsëri vonë nesër.

Pas gjithë këtyre viteve e kam më të qartë se s’është vetëm negociata e arsye politike. Duhet të qasim ekonomitë tona sa më shpejt me atë të vendeve të BE t’i japim biznesit mundësi që edhe pa qenë vend anëtar të jetë pjesë e zinxhirit të prodhimit e furnizimit në/edhe me BE.

Të thyejmë barrierat e letrave e lëvizjes të njerëzve e profesionistëve në rajon, të transferojmë teknologjinë sa më shpejt. Do të ishte ideale që BE të fliste me një gjuhë për Ballkanin, por po aq që të jemi të qartë se shumë kemi në dorë vetë" tha ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë