Në natën e 21 Shtatorit 1995 ish-Presidenti Berisha, në mënyrë sekrete, i dërgoi Parlamentit propozimin për shkarkimin e Brozit. Ndërkohë Brozi nuk kishte asnjë dijeni për këto makinacione që luheshin pas shpinës së tij dhe nuk u thirr as në Parlament për të dhënë shpjegime, siç e kerkonte procedura ligjore. Ato ditë opozita e kishte braktisur Parlamentin për të protestuar kundër refuzimit që Kryeministri vazhdonte t’i bënte kërkesës së shumë deputetëve që ai të jepte shpjegime në Parlament për rrethimin policor të Gjykatës së Kasacionit. Me urgjencë dhe pa e pasur të përfshirë në planin e punës javore, Parlamenti votoi urdhërin e Berishës. Kështu u bë shkarkimi i Brozit nga gjithë funksionet.

Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)