Më 22 gusht, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi synimi i tij për të lehtësuar një takim të drejtpërdrejtë midis dy presidentëve, atij rus dhe atij ukrainas për të “zgjidhur krizën” në Ukrainë. Ky është një synim shumë ambicioz, por nuk është çudi që Erdogan dëshiron ta marrë përsipër.
Lufta në shkallë të gjerë e Rusisë kundër Ukrainës ka bërë të qartë aftësinë e Turqisë për ta shndërruar në një mundësi çdo lloj krize. Politika e jashtme e luhatshme e Ankarasë, i jep asaj mundësinë të ketë sukses si ndërmjetëse në situata ku vendet e tjera do ta kishin shumë më të vështirë. Dhe teksa po afrohen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2023, Erdogan duket në një pozicion të mirë për të ruajtur pushtetin e tij pothuajse absolut. Por strategjia e Erdogan për të kërkuar pushtetin përmes ndërmjetësimit i paraprin pushtimit rus të Ukrainës. Erdogan lindi në një lagje të shtresës punëtore të Stambollit, Kasimpaşa. Pasi ndoqi një shkollë fetare, ai dëshironte të studionte për shkenca politike në Universitetin e Ankarasë.
Por zbuloi se institucioni pranonte vetëm të diplomuar në shkollat laike. Në atë kohë, qeveria e kufizoi numrin e njerëzve fetarë për të punuar në sektorët e kujdesit shëndetësor dhe të shërbimit civil, një trashëgimi kjo e reformave të miratuara nga Mustafa Kemal Atatürk, themeluesi i Turqisë moderne, që synonte të kufizonte ndikimin e Islamit në jetën shoqërore dhe politike të vendit. Më vonë, kur u bë kryeministër, Erdogan do t’i anulonte këto politika, akt që shumë turq fetarë e panë si një padrejtësi historike. Megjithatë, ai i fshehu prirjet e tij fetare për vite me radhë për të zgjeruar mbështetjen elektorale. Në fillim të karrierës, ai dhe partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), deklaruan përkushtimin e tyre ndaj vlerave evropiane dhe shprehën dëshirën për t’iu bashkuar BE-së.
Kur Erdogan u ngjit për herë të parë në pushtet, Turqia po vuante ende pasojat e krizës së rëndë ekonomike të vitit 2001. Asaj i mungonin burimet e nevojshme për të zhvilluar një politikë të jashtme aktive. Po në vitin 2001 u botua edhe libri “Thellësia Strategjike”, i cili parashtronte doktrinën “neo-otomane”, që do të përcaktonte sjelljen e Erdogan dhe politikën e jashtme të partisë së tij në vitet në vijim.
Në thelb të kësaj doktrine ishte ideja që Turqia të shërbente si “arbitër” për fqinjët e saj. Në këtë mënyrë ajo e gjen veten midis Rusisë dhe BE-së. Në fakt nuk është një pozicion aq i keq. Libri argumentonte ndër të tjera se “Turqia nuk mund të ndjekë më një politikë të jashtme të stilit të Luftës së Ftohtë, bazuar në postulatin se ekuilibri global i fuqisë është i pandryshueshëm”.
Përkundrazi ajo duhet të zhvillojë një strategji të re të politikës së jashtme, që i jep mundësi asaj të reagojë shpejt ndaj ndryshimeve në sferën ndërkombëtare. Autori i librit Ahmet Davutoglu, ishte Ministër i Jashtëm i Turqisë në vitet 2009-2014 dhe arkitekt i politikës së jashtme të Erdogan. Në vitin 2016, ushtria turke bëri një përpjekje të dhunshme për të rrëzuar qeverinë e Erdogan. Duke pasur parasysh 4 grushtet e shtetit të suksesshme në historinë moderne të Turqisë, ky i fundit nuk ishte domosdoshmërisht i dënuar të dështonte, por gjithsesi dështoi.
Erdogan u kundërpërgjigj duke ndërmarrë spastrime të mëdha në ushtri dhe institucionet publike, duke shënjestruar njerëzit me arsim perëndimor dhe që përkrahnin vlerat laike. Një nga udhëheqësit e parë që i telefonoi Erdogan dhe i shprehu mbështetjen e tij pas përpjekjes për grusht shteti ishte Vladimir Putin. Ai e ftoi homologun e tij turk në Rusi, udhë tim i cili ishte i pari për Erdogan jashtë vendit pas asaj ngjarjeje. Në dallim nga shumë politikanë perëndimorë, Putin nuk e kritikoi Erdogan për shtypjen e tij të egër pas rebelimit. Siç e vë në dukje politologu Soner Cagaptay, nuk ishte rastësi që Erdogan u ftua në Sën Petërsburg dhe jo Moskë.
Putin e priti në dhomën greke të Pallatit të Kongresit Kombëtar (Pallati Konstandin) në Strelna. “Ishte sikur Putin po përpiqej t’i thoshte: “Shiko, jemi në qytetin e Katerinës së Madhe, e cila luftoi kundër Turqisë për shumë vite. Por unë, Vladimiri i Madh, jam gati që të jemi miq!”- thotë Cagaptay. Më 28 qershor, pas më shumë se një muaji pasi Turqia u shpreh kundër hyrjes në NATO të Suedisë dhe Finlandës, të treja vendet nënshkruan një memorandum në samitin e aleancës në Madrid. Suedia dhe Finlanda ranë dakord të mos ofrojnë më mbështetje për grupet që Turqia i konsideron organizata “terroriste” – të tilla si Partia e Bashkimit Demokratik të kurdëve turq, kurdët sirianë dhe Hizmet, një lëvizje e themeluar nga kleriku me banim në Pensilvani të SHBA-së Fethullah Gulen, si dhe të marrin masa për të shpallur të jashtëligjshme këto grupe në territorin e tyre.
Senati i SHBA ratifikoi më 3 gusht kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësimin e tyre në NATO. Por parlamenti turk nuk e ka bërë ende diçka të tillë. Pavarësisht nënshkrimit të memorandumit në Madrid, udhëheqësit turq kanë lënë të kuptohet se ratifikimi do të varet nga vullneti i Suedisë dhe Finlandës për të ekstraduar “terroristët” kurdë. Njëherazi, ndërsa memorandumi ishte jo detyrues, ai dërgoi një sinjal të rëndësishëm se liderët turq ndajnë pikëpamjet e anëtarëve të tjerë të NATO-s në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës. Në atë moment, Turqia po përpiqej të dilte nga sanksionet e vendosura kundër saj nga Perëndimi për blerjen e sistemeve raketore ruse S-400.
Në javët që i paraprinë memorandumin, Erdogan ka të ngjarë të ketë lobuar në SHBA për të blerë më shumë avionë luftarakë amerikanë F-16 për forcat e armatosura turke, duke mos iu përkulur Vladimir Putinit. Turqia ka sinjalizuar vazhdimisht dëshirën e saj për t’u kthyer tek programi i përbashkët i zhvillimit të avionëve F-35, si dhe për të blerë avionë luftarakë amerikanë F-16, në këmbim lejimit të hyrjes në aleancë të Suedisë dhe Finlandës. Zyrtarisht, politikanët amerikanë që e negociuan marrëveshjen mohojnë ndonjë lidhje midis dy çështjeve. Kongresi Amerikan ka brenda një lob të fuqishëm antiturk, që deri më tani ka mundur të bllokojë marrëveshjen e F-16. Por Departamenti i Shtetit tha kohët e fundit se shitja e avionëve F-16 Turqisë do t’i shërbente interesave të NATO-s. Edhe Joe Biden e përforcoi këtë deklaratë gjatë një fjalimi që mbajti në Kongres. Por ka shumë gjasa që SHBA-ja ta rishqyrtojë pozicionin e saj mbi këtë çështje, sidomos nëse Turqia vazhdon të ketë sukses si një arbitër midis Rusisë dhe Ukrainës.
Që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt, Turqia ka bërë një përpjekje më të madhe se çdo vend tjetër si palë e tretë për të punuar drejt një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit. Në pranverë, ajo i ftoi delegacione e të dyja vendeve për negociata në Stamboll. Më vonë, ndërmjetësoi nënshkrimin e marrëveshjes për eksportet e grurit ukrainas. Marrëveshja u nënshkruan në Pallatin Dolmabahçe të Stambollit, me Turqinë dhe OKB-në që shërbejnë si garantë të saj. Më pas, më 5 gusht, Erdogan shkoi në Soçi për t’u takuar me Putinin. Ai takim e forcoi statusin e Turqisë si një partnere kryesor e Rusisë në anashkalimin e sanksioneve perëndimore. Ankaraja ra dakord ta paguajë në rubla gazin rus, dhe u angazhua të bëhet pjesë e sistemit rus të pagesave elektronike, MIR. Mbetet e paqartë nëse Turqia do të përballet me sanksione “dytësore” për shkak të ndihmës që po i jep Rusisë. Rusia ka nevojë për Turqinë. Po kështu edhe Evropa.
Në gjysmën e parë të këtij viti, rusët blenë më shumë pasuri të paluajtshme në Turqi sesa të huajt nga çdo vend tjetër. Ata kanë kryer pushimet në Turqi, edhe pse për shkak të fuqisë së tyre të reduktuar blerëse, këtë vit u tejkaluan nga turistët gjermanë. Linja e re ajrore turke “Southwind” i ka shtuar këtë muaj fluturimet për në Rusi. Një tjetër projekt i përbashkët midis Rusisë dhe Turqisë, është termocentrali bërthamor Akkuyu, që duhet të mbulojë deri në 10 për qind të nevojave energjetike të Turqisë, i cili në fillim ishte në rrezik. Por kompania shtetërore ruse e energjisë, “Rosatom”, gjeti një mënyrë për t’i dërguar paratë jashtë vendit për të financuar projektin për të paktën dy vjet. Turqia është një nga ndërmjetësit kryesorë politikë të Euroazisë. Ndaj përveç lehtësimit të dialogut midis Rusisë dhe lojtarëve të tjerë rajonalë, ajo po vendos me shpejtësi edhe marrëdhënie me shtetet e tjera fqinje. Kohët e fundit, ajo ka filluar të ndërtojë lidhje me kundërshtarët e saj tradicionalë.
Kështu, kufiri midis Turqisë dhe Armenisë u hap kohët e fundit për herë të parë në një dekadë, pavarësisht nga fakti se Turqia e mbështet Azerbajxhanin në konfliktin e Nagorno-Karabakut. Zyrtarët turq janë duke punuar për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin. Një rol tjetër i rëndësishëm që luan Turqia për Evropën, është ai i një “zone tampon” për refugjatët që vijnë nga Lindja e Mesme. Në marsin e 2016-ës, Turqia dhe BE-ja nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, ku Turqia u angazhua të marrë masa për të parandaluar hyrjen e paligjshme të refugjatëve sirianë në Evropë. Në këmbim, do të merrte 6 miliardë euro nga BE (edhe pse zyrtarët turq pretendojnë se vendi ka marrë vetëm 4 miliardë). Aktualisht në Turqi jetojnë 4 milionë refugjatë sirianë, ndërsa pjesa tjetër e Evropës ka pritur rreth 1 milionë . Turqia ka treguar dhe vazhdon të tregojë se ka ambicie të mëdha politike, dhe kërkon njohjen si një lojtare kryesore në skenën globale.
Në qershor, ajo ndryshoi zyrtarisht emrin e vet në arenën ndërkombëtar për t’u përshtatur me atë turk: Türkiye. Arsyeja zyrtare për këtë ndryshimin ishte se fjala “turkey” i referohet gjelit të deti në gjuhën angleze. Por kjo duket se shënon riemërtimin global të një vendi që është i vendosur të zhvillojë politikën e tij të jashtme ideologjikisht të pavarur, edhe pse në nivel ekonomik mbetet pjesë e Perëndimit./TemA
Erdogan eshte udheheqes qe nuk i plas per asnje shtet tjeter pervec se punon per te miren e popullit te tij , kurse keta lepiresat tane i lepihen amerikes dhe europes qe ti mbeshtet dhe as ju plas per popullin kjo eshte diferenca . Te gjithe duhet te ndjekin gjurmet e Erdogan dhe mos tjua varin ketyre legenave perendimore se ata shikojne thjesht interesat e tyre dhe as ju plas per vendin tone thjesht na duan si skllever
PërgjigjuTURI! I BASHKOHEM PLOTESISHTE OPINIONIT TEND . KAM SHUM VITE QE PO NDJEK POLITIKEN E ERDOGANIT. Ashte nje udhdheheqes qe mendon per popullin. kurse tek ne qendron e kunderta. Qeveritaret tane e mbysin popullin ku i inetresojne vetem xhepat e tyre........