Si Fatos Nano, e vjetëroi PD-në për 30 minuta!

Si Fatos Nano, e vjetëroi PD-në për 30 minuta!

Fatos Nano

Reagimet e pështira që pasuan intervistën e Fatos Nanos janë jo vetëm të egra, por dhe me shumë alarm brenda për Sali Berishën.

Po përse? Fakti që Fatos Nano sulmoi Sali Berishën dhe Ilir Metën, dhe jo Lulzim Bashën, nuk duhet të përbënte shqetësim për opozitën, pasi ata thonë kemi Lulin kandidat për kryeministër. Ai nuk tha asgjë të keqe për Bashën e në këtë aspekt, as kishte pse ngjallte kaq histeri opozitare.

Arsyeja reale është se intervista e Fatos Nanos provoi se kush është opozita reale, kush po tenton të vijë në pushtet dhe pse opozita nuk e fsheh dot të shkuarën e saj kriminale.

Për herë të parë në historinë e tij Fatos Nano i ka bërë  Sali Berishës sulmin më të strukturuar nga pikëpamja intelektuale, politike dhe njerëzore. I ka kujtuar se prej sa erdhi në pushtet në vitin 1992, vdiq si intelektual dhe u kthye në një përndjekës ordiner i rivalit politik, duke u kujdesur për çdo detaj për arrestimin e tij, burgosjen, persekutimin, linçimin, deri tek dramat familjare.

Sali Berisha për vite të tëra ka qenë hetuesi personal i Fatos Nanos, përzgjedhësi i gjykatësit, prokurorit, persekutuesi i avokatit, dhe survejuesi i familjes së tij.

Kjo është një e vërtetë turpëruese, e provueshme me dhjetëra dëshmitarë, që do të mjaftonte ta mbulonte me turp çdo intelektual, përveç Sali Berishës.

I ka kujtuar se është autor i politikës së konfliktit në Shqipëri, duke vënë theksin tek vdekja e tij si politikan më 21 janar, kur ai ishte i gatshëm të vriste për të mos u përballur me drejtësinë.

Ai e ka vizituar atë dhe Ilir Metën si gjeneruesit më të mëdhenj të konfliktit politik në Shqipëri, dhe një nga shkaktarët e mëdhenj që Shqipëria sot ende nuk është pjesë e Bashkimit Europian.

Por problemi real i opozitës është se ka 30 vjet si të fshehë Sali Berishën, dhe jo si të ndryshojë opozitën duke u ndarë nga Sali Berisha. Dhe befas Fatos Nano ua mori kufomën e Sali Berishës dhe ua nxori shqiptarëve duke kutërbuar dynjanë.

Tani problemi moral që ka Partia Demokratike është se duhet të mbrojë Sali Berishën duke ja quajtur pozitive të gjithë këto krime, duke ja quajtur pozitive faktin që brenda një viti në pushtet në vitin 1992, ai u shndërrua nga politikan, në hetues, për të persekutuar dhe arrestuar kundërshtarin e tij dhe me këtë dimension konfliktualiteti po vazhdon të diktojë në politikën shqiptare.

Kanë filluar t’i kujtojnë Fatos Nanos bashkëpunimet me Berishën, luajalitetin me të, madje dhe faktin që edhe atëherë i kishte vdekur nëna, por nuk e paska përmendur.

D.m.th. sipas këtyre të alarmuarve nga Fatos Nano, Sali Berisha ka të drejtë t’i bëjë të gjitha këto që ka bërë, secilin prej këtyre krimeve, ka të drejtë dhe të jetë kandidati i pari i Tiranës më 2021, kurse Fatos Nano nuk paska të drejtë t’ia kujtojë, duke qenë dhe viktimë e tij. Se po ja kujtoi pastaj është i korruptuar, jo si Sali Berisha, se atij i takon të jetë dhe i korruptuar tani, se i janë rrit fëmijët dhe i kanë ata lekët.

Kjo përballje e papritur me të shkuarën e Sali Berishës, me të cilin i përballi Fatos Nano, është tmerri i vërtetë i opozitës nga intervista e tij. Atë të shkuar që ata duhet ta zhbënin vetë, ta reformonin, të distancoheshin dhe të ishin të lirë prej saj, sot jo vetëm që u duhet ta mbrojnë, por u duhet të duken të gjithë si Saliu, që të jenë solidarë me të.

Duke u përpjekur ta mbajnë të balsamosur kufomën e Sali Berishës, opozitarët tanë po shkojnë drejt 25 prillit me shpresë se ajo kufomë  do të rezistonte pa u prishur.

Fatos Nano e vjetëroi PD-në për 30 minuta, vetëm duke e zbuluar kufomën dhe duke e nxjerrë në diell.

Befas të gjithë panë se gjëja më e vjetër, më primitive dhe më e ligë e politikës shqiptare po kërkon të ngrejë sërish kokë përmes PD më 25 prill. Ai është Sali Berisha. Dhe kanë nisur grisin faqet e fytyrën për gjëmën që i ka gjetur.pd

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vangjushi Xhinës e Fanije Bletës: 06/02/2021 16:10

    Mero Baze ke shum të drejt për komentin tënd. Ardhja e salmut bershurës në krye të Shqipris ka qen mallkimi më i rënd për Shqiprin. Po ishalla ky malok kërm zhduket përfundimisht nga qarkullimi se është helmi më vdekheprurës i popullit Shqiptar.

    Përgjigju
  • Temi: 05/02/2021 21:07

    Mero Baze dhe Karlo Bolino kandidate per medaljen e arte te Gazetarit. Gazetare profesionist, kurajoz, trim, demokrat perparimtare. Mirenjohje dhe respekt per keta tribune te penes shqiptare!

    Përgjigju
  • ymeri: 05/02/2021 20:19

    BRAVO MERO,,,PARAGRAFI I FUNDIT ISHTE SHUME I BUKUR,,,JE ANALISTI ME I MIRE NE SHQIPERI..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar

112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar