LEZHË-Katër punonjës të OSHEE-së janë arrestuar, pasi nuk i faturonin energjinë elektrike pronarit të një hoteli në zonën e Shëngjinit. Të arrestuarit janë, tre specialistë leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE dhe një nga Lezha; A. Sh. 34 vjeç, B. Sh. 42 vjeç, J. D. 27 vjeç dhe G. M. 31 vjeç. Gjithashtu, është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie me akuzën e vjedhjes së energjisë pronari i hotelit M. N. 64 vjeç, banues në Lezhë. Punonjësit e kompanisë OSHEE, në bashkëpunim me njëri - tjetrin, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë lejuar vjedhjen e energjisë elektrike nga hoteli duke mos e faturuar për energjinë e konsumuar, rast i cili ka sjell dëm ekonomik për kompaninë.
Njoftim i plote nga policia
Finalizohet operacioni "Task - Group", i ndjekur me metoda speciale hetimi
Ndalohen 5 shtetas të implikuar me masa sigurie "Arrest në burg" dhe "Arrest në shtëpi"
Ndalohen 4 punonjës të OSHEE-së, si dhe caktohet masa e sigurisë "Arrest në shtëpi", për pronarin e hotelit me të cilin bashkëpunonin në vjedhjen e energjisë elektrike pa faturim, duke shkaktuar dëm ekonomik për kompaninë.
Specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomiko - financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe dyshimeve të arsyeshme, se një subjekt privat, hotel në Shëngjin, nuk faturohej për energjinë elektrike të konsumuar, ardhur kjo nga shpërdorimi i detyrës i punonjësve të kompanisë OSHEE, duke i sjellë dëm ekonomik kësaj kompanie, kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në muajin gusht 2018.
Mbi bazën e këtyre materialeve, Prokuroria ka vijuar hetimet e mëtejshme, duke finalizuar operacionin "Task - Group". Si rezultat këtij operacioni është ekzekutuar vendimi penal datë 08 Maj 2019, i Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, e cila ka caktuar masat e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim", për shtetasit:
- A. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë
- B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë
- J. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë
- G. M., 31 vjeç, banues në Lezhë, me funksion specialist leximi pranë Njësisë Lezhë të Drejtorisë Rajonale të OSHEE Shkodër.
Gjithashtu, është ekzekutuar masa e sigurisë "Arrest në shtëpi" për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve elektrike" ndaj shtetasit M. N., 64 vjeç, banues në Lezhë, pronar i një subjekti privat, Hotel në Shëngjin.
Punonjësit e kompanisë OSHEE, në bashkëpunim me njëri - tjetrin, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë lejuar vjedhjen e energjisë elektrike nga subjekti privat hotel, në pronësi të shtetasit M. N., duke mos e faturuar për energjinë e konsumuar, rast i cili ka sjell dëm ekonomik për kompaninë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
-
Epo merr informacion mire cfare ka vendosur gjykata "SAPA" sepse nuk eshte e njejta gjykate qe ka vendosur per tjetersimin e pronave, qe pas nje dite pa ndryshuar asnje rrethane beri zevendesim. Ka edhe gjyqtar me integritet te larte moral e prefesional si dhe te perbetuar ndaj zbatimit te ligjit.
Përgjigju -
Ore si nuk pyeti njeri, si je del rroga ketyre qe banojne ne Tirane dhe punojne ne Lezhe si faturista!!!
Përgjigju -
Ku ka shtet shqiperia ore?neser dalin ne arrest shtepie si te tjeret!
Përgjigju -
Bravo, kështu mbahet shteti! Shtet do të thotë të kesh shërbime të fshehtë të të gjithë formave. Mos lini fundërrinë në këmbë! Dërrmojeni bajgërinë në shkallë republike, që nga fshatari injorant i cili arriti të vishet me pushtet me pistoletë, e deri tek “intelektuali” që ve mendjen në punë për keq, në dëm të shoqërisë! Dërrmojini!
Përgjigju







Komente
Komento