Si flatrat e një fluture

Si flatrat e një fluture

Funerali i Mbretereshes Elisabeta II

Saktësia, ngjyrat, lëvizjet, rezistenca, kompaktësia, serioziteti, përmbajtja, përmbledhja, durimi e shumë të tjera bashkë, lanë pa frymë botën mbarë në funeralin e Mbretëreshës Elisabetta II. Lëvizjet e familjarëve, ushtarakëve, legjioneve, institucioneve, miqve, uniformat e tyre, si të ishin krahët e një fluture, fluturimi i flamingove, kthimi i dallëndysheve, emigrimi i zebrave dhe gazelave.

Në performancën më të fundit të saj, Mbretëresha e Britanisë së Madhe u la njerëzve; atyre që e kishin dashur dhe atyre që nuk e donin, atyre që e njohën dhe atyre që nuk e njohën, më të fundit mesazh?

Në një dokumentar ekskluziv të shfaqur kohët e fundit, filmime private të fëmijërisë, rinisë dhe mbretërimit të Elisabetës së II, u shpalosën detaje dashurie, harmonie, bukurie, që kurrë nuk ishin panë më parë: Kujdesi i prindërve dhe letrat me gjyshen, natyra, kafshët, lufta, pastaj mbretërimi, dashuria me Filipin, prindërimi, Dajana, nipërit dhe mbesat.

Edhe pse një nga sovranet më të fuqishme në botë, kishte zgjedhur të mos i përgjigjej asnjë polemike, të mos kundërshtonte, të mos jepte opinione personale për zhvillime sado të rëndësishme, apo “pikante” si do të quheshin me gjuhën gazetareske. Dhe ky rezervim në ushqimin e mediave, shpesh kishte ngritur male hipotezash, komplotesh e kudërkomplotesh dhe sikur të kishte dashur të jepte një mesazh për të gjithë jetën e saj, Elisabetta II u përgjigj me funeralin që mbërtheu 4 miliardë telespektatorë në globin mbarë me një kod lehtësisht të deshifrueshëm: Harmonia, ekuilibri, respekti, heshtja, fjala, muzika, precizioni, rregullat, tradita, familja, shteti, besimi, shpresa u ndërthurën si një puzzle gjigand.

Një funeral-spektakël i mirëmenduar si për të na lënë të gjithëve sekretet që e kishin bërë të lumtur dhe të suksesshme jetën e një Mbretëreshe, ndoshta e fundit e këtyre përmasave, një kod njësoj sic e e kanë bërë për njerëzimin të gjithë të ndricuarit me veprën e tyre; si Dante bëri me Komedinë Hyjnore, Leonardo Da Vinci e Michelangelo me pikturën, Shekspiri me vargjet, Frojd me psikanalizën, Bethoven me muzikën, Ajnshtajn me Teorinë e Relativitetit.

Mbretëresha Elisabetta e II foli me funeralin e saj. Me lamtumirën e fundit.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille