Siguria në shkolla këtë vit do të mbështetet edhe nga teknologjia. Njëzet shkolla të Tiranës janë bërë pjesë e projektit pilot “Smart City”, me kamera inteligjente që ndihmojnë në evidentimin e situatave me rrezik, ndërsa Ministria e Arsimit siguron se pamjet e regjistruara nuk dalin jashtë Shqipërisë.
E ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, zv.ministrja e Arsimit, Herida Duro, shpjegoi se sistemi nuk shërben vetëm për regjistrimin e pamjeve, por analizon në kohë reale situata që mund të cenojnë sigurinë në ambientet e shkollës.
"Nuk dërgohen jashtë Shqipërie të dhënat. Është vetëm një sistem i huazuar nga një model i huaj. Natyrisht që fibrat optike sigurojnë të dhënat për një kohë të gjatë dhe detektojnë elementë të caktuar që ndihmojnë ne identifikimin e rreziqeve. Fëmijët në klasa nuk janë të monitoruar me kamera, përvecc hapësirave ku ka grumbullime të mëdha sicc janë oborret apo zonat përreth. Ne kemi analizuar që në shumë situata të agravuara në shkolla, konflikti nuk lind në klasa por përtej klasës, në rrjete sociale apo mediume ku nxisin sjellje të tjera konfrontuese. Pamjet grumbullohen vetëm në serverat e sistemit të shkollës dhe japin informacion për raste rreziku pranë organeve përkatëse. Është vetëm një mekanizëm ndihmës që pasqyron në kohë reale, dhe ndihmon në evidentimin më të shpejtë të rreziqeve" tha Duro.
Lajmi kryesor:
Klube, mentorim dhe ndihmë me detyrat, Zv/ministrja e Arsimit shpjegon si do të funksionojë programi 'Pas shkolle' në 408 institucione arsimore









