Si i gjobiste Ahmet Zogu oficerët që
shkonin me femra gjatë shërbimit

Si i gjobiste Ahmet Zogu oficerët që<br />shkonin me femra gjatë shërbimit
Për administratën shtetërore shqiptare në  vitin 1922 të shekullit të kaluar ka pak informacion, por gjënden  disa shkresa të qeverisë së asaj periudhe të firmosura nga ish Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, që na hapin një dritare se si kanë funksionuar disa instanca shtetërore dhe se si  janë dhënë masat disiplinore nga Gjykatat Ushtarake për oficerët që shkelnin rregulloret e shërbimit. Interesante është edhe kërkimi në një rast që, pagesat e gjobave të dhëna nga Gjykatat Ushtarake, Ahmet Zogu kërkonte që të likujdoheshin pa dalë nga burgu ende të liruarit e gjobitur. 

Ndonëse ata ishin me rroga. Nga dokumentat dhe shuma e gjobave të majme që viheshin,  kuptohet se siguroheshin edhe të ardhura të mira për arkën ministerore të asaj periudhe. Dokumenti që po publikojmë, bën fjalë për një oficer i cili ka dalë shëtitje në gjendje shtetrrethimi, i shoqëruar nga katër gra.

Sipas ligjeve në fuqi, gjoba për shoqërinë me një grua kur një ushtarak ishte me shërbim,  në atë lloj situate ishte 50 fr. ari. Por meqë njëri prej  ushtarakëve ka qënë më i “uritur”, meqë ai është shoqëruar me 4 femra njëherësh, shuma e gjobës është katërfishuar duke shkuar në 200 fr. ari. Rreth kësaj ngjarjeje mund ti referohemi një dokumenti arkivor të asaj periudhe.  

Shkresa mban nr. 348 Res. Është një vendim i shkurtuar mbi dënimin me gjobë të toger Sami Kokës, drejtuar Prokurorisë dhe Gjykatores Ushtarake Tiranë. Mban datën 8 maj të vitit 1922.  Ajo bën me dije se në përgjigje të shkresës nr 255 të datës 4. V. 922, kjo Ministri (e Brendshmja) e pranon vendimin e Gjykatores Ushtarake dhënë me 3. V. 922 mbi dënimin me gjobë të Z. Sami Koka, toger, për arsye se i përmenduni kundër programit të Shtet-rrethimit ka dalë me shëtitje natën me katër gra e kshtu tuj i caktu si te cila grua (per secilen grua) nga 50 (pesdhjete) fr.ari gjobë, i sipërthanuni dënohet me 200 (dyqind) fr. ari gjobë e cila do ti pritet me nji herë nga rroga e muajit ma të parë. Shkresa bën me dije se: “U njoftuen për veprim zyrat e interesueme”.

Shkresa është nëshkruar: Ministri i P. të Mbrendëshme  A. Zogu (d.v.) Ajo mban datën 8. V. 922 dhe me protokollin nr 469 i dergohet edhe Bashkis së Tiranës “Për dije e veprim”. Nga sa shihet, gjoba është shumë e lartë për atë periudhë. Madje edhe sot po ta llogaritësh, se 200 fr ari janë 10 napolona floriri, rreth 2 onc, vlera në bursat bankare të kohës sillet rreth vlerës së 2500 $.
 
Idomen Kosturi dhe gjoba enigmaitke prej 10 mije franga ari
Duke i u referuar një shkrese të  Ministries se Punëve të Brëndëshme në Tiranë, të asaj periudhe që mban datën 14 prill 1922 me nr res 1/317, për Komandën e Xhandarmërisë Ahmet Zogu urdheron: Tue qen se Gjykatorja ushterijake ka vendos denimin e Idomen Kosturrit me 10000 (dhet mij) fr. Ari gjobe dhe lirimin e tij nga burgu, jeni te lutun qi t’ urdhenoni  Komanden e perkiteshme per me e lirue nga burgu, mbasi ti marri gjoben ne fjale,gjysma e të ciles per kunder nji deftese ka me i u dorezue Arkes se pergjitheshme te Financave dhe gjysma tjeter po ashtu tue marre nji deftese ka me i u dorezue Arkes se Bashkise se Tiranes , por pa i u marre te hollat i permenduni nuk ka me u lirue. Nenshkruar nga Ministri i puneve te Brendeshme Ahmet Zogu. (d.v).

Shkresa ka edhe nje aneks shtese ku njoftohet për këtë rast edhe bashkija e Tiranes per dije e veprim. Në të është bere edhe konferma se kjo shkrese ka mberritun me 22-IV- 1922. Me nr 322.

Idhomene Kosturi (lindur me 1873, Korçë, ekzekutuar nga njesitet guerile te levizjes komuniste më 5 nëntor 1943, Durrës) ishte një shqiptar nga mëtë pasurit nder kohera, politikan, ish Kryeministre dhe me pas  dhe regjent  i Shqipërisë. Ai ishte anëtar i dytë i Kishës Ortodokse Shqiptare dhe kishte qënë për 12 ditë edhe eprori me i lartë për Ahmet Zogun.

Ai kishte qënë  kryeministri më jetëshkurtër i  historikut të qeverive shqiptare, pasi ishte emëruar  si  kreu i qeverisë shqiptare nga  12 dhjetori  deri më  24 dhjetor të vitit 1921. Ish vartësi i tijë Ahmet Zogu, vetëm 4 muaj e gjysëm afërsisht pas largimit të Kosturit nga posti kryeministeror, mesohet nepërmjet këtij dokumenti se e kishte ndeshkuar shefin e vet me kete sasi parashë, një shumë tepër e madhe për atë periudhe por edhe për sot po te krahasohen  me 500 napoleona floriri, që janë afërsisht rreth 3 kg e 250 gram flori i pastër. 

Paraardhësi i qeverisë Kosturi kishte qënë Hasan Prishtina dhe pasardhësi i tijë ishte Xhafer Ypi. Mos te kete qënë vallë një hakmarrje e vjetër? Kushedi...Po ndeshkimi i vjetër i Zogut nuk është asgjë para ndeshkimit që mori nga komunistët. Ai pasi u ekzekutua më 5 nëntor 1943, afërsisht 5 vite me vone i sekuestrohet edhe pasuria që la pas. Në Durrës i u sekuestruan  krahas arit dheargjendit edhe dhjetra banesa.
 
Proces-verbal i arit të sekuestruar Kosturit 5  vite pas vdekjes
Le të shikojme listen e sekuestrimit të metaleve te çmuara në Durrës sipa proçesverbalit i cili shkruan:
I mbajtur sot me datën 8.7.1948 në Zyrën e Seksionit në prezencën e Sh. Andon Leka, kryetar i Degës së Kontabilitetit të përgjithshëm, të Sh. Sinan Xhemili, shef i Seksionit të Thesarit, si dhe të Sh. Hajati Bega, ish-shef i seksionit të Thesarit të asistuar prej të deleguarit të Ministrisë së Financave Sh. Prokop Gjiri. U hapën pakot e ndryshme të mbërritura nga degët dhe të mbajtura në ruajtje nga Thesari dhe u gjendën këto monedha ari dhe argjendi si dhe sende të ndryshme stolie: Dërguar prej degës sonë Durrës

Të konfiskuara Idomen Kosturit:
7 monedha floriri pa kurs me madhësi të ndryshme
1 sahat grash xhepi prej floriri marka Remontier Nr. 476. 664
1 sahat grash prej floriri karat 14 Nr 215. 381
1 sahat dore grash prej floriri pa zinxhir marka Toska
1 sahat burrash prej floriri karat 18 nr. 57.197
1 sahat xhepi burrash prej floriri
1 sahat dore burrash prej floriri me zinxhir të hollë floriri
1 sahat xhepi prej metali të bardhë me shkronja arabe
1- kapak floriri të sahatit të prishur
1 çantë të vogël grash me zinxhir floriri dhe rreth floriri
1 copë ari përkujtimore datë 1906
1 qostek i madh floriri me vartëse të ndryshme me një çantë të vogël dhe një për parfum
1 qostek floriri me një vartëse (Hermis)
7 qostek floriri me madhësi e trashësi floriri të ndryshme
1 vartëse floriri grash me dy unaza boja jeshile
10 copë flori të shkëputura nga sende të ndryshme
1 mbajtëse syzesh floriri e prishur
2 gjilpëra floriri
5 copë kapëse këmishe pjesërisht floriri
1 palë kopsa këmishe
4 copë mbajtëse fotografish të vogla me rrethe pjesërisht floriri
1 unazë karficë mbajtëse kravatash prej floriri
1 vathë tek prej floriri
1 unazë me një gurë madre perle
2 gjilpëra njëra me gjysmë hëne tjetra me dy shkronja R.V jo flori
1 kuti kocke që ka brenda gjëra grash për të qepur
1 gjëlperë ari me gurë Diamanti
14 unaza floriri pjesërisht me gurë
2 rrathë unaze floriri me gurë të hequr
1 palë vathë grash floriri
8 byzylyqe grash me madhësi të ndryshme argjendi filigram
1 brezë argjendi filigram
1 çantë grash e vogël e thjeshtë
11 copë sërmi të ndryshme punuar me filigram
1 ikon me zinxhir ordiner
1 unazë sërmi me një gurë të thjeshtë
1 unazë dhe një varëse pa vleftë
Korona sërmi nga 2 copë 128
Korona sërmi nga 1 copë 701
Korona sërmi nga ½ copë 29
Franga shqiptare 2 copë 77
Franga shqiptare nga 1 copë 588

Lista e paraqitjes  është e 5 viteve pas vrasjes më 5 nentor 1943.  Është pjesa e fundit e mbetur. Personi ne fjale ishte themeluesi i Bankes Tregetare Shqiptare.Per shkak te bankes dhe per shkakt te bizneseve te tij te fuqishme si breda dhe jashte vendin zoteronte pasuri te medha. Pasuria e tij u sekuestrua nga regjimi komunist dhe u perdor per te ndertuar vepra te rendesishme shteterore.
 
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit