Por parlamenti formon nji komisjon hetues kundra deputetve qi kishin bashkpunuem n’atë rasë me Kshillin e Nâltë. Këta, tue e pamë rrezikun, lânë parlament e kryeqytet e largohen nëpër vêndet e tyne a gjetí. Parlamenti u a hjek mandatin e forca policore merr urdhën me i arrestuem. Por nuk i gjên sa hap e mbyll stë. Âsht llim’ i vjetës 1922. Shkojnë nja tre muej kështu. Dukej sikur gjêndja kishte râmë fashë. Nji lajm bredh gojë mbë gojë me zâ t’ulët në kshill: Bajram Curri, Elez Isu e Halid Lleshi qênkan mblêdhun në kuvênd, dikû ndër malet e Gegnís. Ahmet Zogun asnjë prej sish nuk e don. Ergo ... ai kuvênd u duket atyne qi e marrin vesht sikur diç do të ndodhte së shpejti. Dhe ashtu gjau njimênd. Ata tre krênë të maleve paskan pasë damë me mësmë Tiranën mbë tre drejtime për me mbërrîmë atje nji ditë të caktueme të marsit. Por Ahmet Zogu nuk ên. Merr masat e tij deri larg. Fuqíj’e Halid Lleshit shpartallohet para se të kishte bâmë shumë rrugë prej Dibre e ajo e Bajram Currit te Vau i Dênjës.
Por Elez Isu t s’i kishte qênë bâmë befti fare : ky mbërrîn si rrufé me nja katërqind në malsí të Krujës dhe niset me ta ll për Tiranë, për me mbërrîmë atje ditën e caktueme, pa dijtun se beslidhunit e vet ishin mûndun. Nji bataljon qeveritar ndeshet me kundërshtarët e rreptë Dardhânë e Qidhnakë te do suka në të djathtën e Tërkuzës, mbrênda nji të katërt ore shpartallohet e ikën, tue lânë dekun në fushë të nderit edhe komandantin e vet, Meleq Frashërin, nji o cer trim qi kish qênë plaguem edhe në projën e Durrsit në kohën e Ëiedit.
Forcat rebele hnë atë mbrâmje natën në nji lagje të Tiranës, e atje u ndalën. Krejt kabineti kishte qênë nisun për Elbasan, tue lânë në kryeqytet ministrin e ri, trim e energjik të punve të mbrêndshme, malsorin qi dinte me luftuem me malsorë dhe me ato pak dërmí forcash qi i kishin tepruem, i sigurtë se ato mûnd t’i shtonte, mjaft qi të mujte me qëndruem edhe 24 orë të vetme. Ai e dinte për mâ tepër, se malsorët e Dibrës ishte e para herë qi po bîeshin në nji betejë qyteti me anmiq të fshehun ndër barrikada e ndër shtëpija, deri ndër maje minaresh, siç kishte dijtun vetë me i shpërdâmë forcat e paka qi kishte nën urdhën. E dinte qi ata, kur t’u kërsitte pushka para e mbrapa, në të djathtë e në të mângjët, do të hutoheshin e do të vriteshin po, mû si luâjt, por përpara nuk mûnd të shkojshin. E, në rasën mâ të keqen, ishte i ri e po t’u bânte me ikun, kâmbë e me pushkë në dorë, shtigje për me çamë shëndosh dikah ishte i sigurtë se do të gjênte.
Por Ahmet Zogut s’i u desh me ikun, sepse me armët vrastare e me armët dhelatare, me mjeshtrín’ e tij të freskët në përdorimin e të dy palëvet ai dijti me ngadhnjyem. Ministri fuqiplotë i Britanisë së Madhe Ayres-i, nji levantin qi e itte turqishten edhe mâ mirë ndoshta se Zogu, vrapoi herët n’e nesret në Tiranë. Dragoman’i tij vot e e pau Elez Isu- n e i bâni të falat e ministrit të vet. I tha se Mr. Ayresi kishte ardhun nergut nga Durrsi për me hmë ndërmjet e me shikuem nëse Elez aga kishte ndonji ankim të drejtë prej qeverís, se këto turbullime s’ishin të mira për Shqipnín. Po të donte Elez aga me e pamë ministrin anglez, ky ishte gati me e pritun në praní të ministrit të mbrêndshëm të Shqipnís, ku ai mund të vente lirisht, pa kurrfarë frike, në besë të mbretit t’Anglisë.
Vot Elez aga në ministrí të mbrêndshme, se bes’e Gjergjit V s’ishte për t’u përbuzun e atje gjet, siç i qe thânë të dy ministrat bashkë. Parashtroi ankimet e veta lirisht, të cilat i kishin bâmë me marrë gjithë atë rrugë qysh prej maleve të Dibrës. Njerzit e tij i kishin bâmë Shtetit shërbim n’ato kohna si ushtarë civila për rojën e Vêndit kundra Serbvet për disa muej, e këtë shí me urdhnin e ministrit të mbrêndshëm Ahmet begut (Elez aga s’ishte mësuem ende me thânë Zogu). Ata lypshin të drejtat e veta, ishin gjînd të vorfën e s’kishin mâ durim me pritun. E qe sepse tash gjîndej në Tiranë me gjithë ta ; por qevería u kishte nxjerrë para ushtrí e i kishte pritun me pushkë e i vinte fort keq qi ishin vramë në të dý anët sa gjînd kot e për lavd të Zotit.
Me gjithë këtê ai ishte gati me kthyem dalë kah kishte ardhur po t’i paguheshin rrogat qi i detyrohej qevería shqiptare e qi kapshin tridhetë mijë napoljona ar tingëllues. Ahmet Zogu i pranonte arsyet e Elez Isu t e i shoqnohej këtij për keqardhjen e mosmarrëveshtjes qi kishte shkaktuem do të vramë e të plaguem, por ç’ishte bâmë s’kishte si me u zhbâmë. Sa për çâshtjen konkrete të tridhetëmijë napolonavet, ministri mbrêndshëm rezervohej me e shqyrtuem mbrênda 24 orësh, se shifra i dukej pak si tepër e nâltë. U dá nji orok i dytë për të nesërmen për t’i dhânë fund gjithsej ksaj llogaríe. Deri atëherë të dý anët do t’u epshin urdhna të vetëvet për mos me u gërgamë e me ndêjtun andêj e këndêj nëpër llogoret e tyne pa shtîmë pushkë as kot. Ato 24 orë, Elez aga sigurisht do t’i ketë kaluem tue i xixëlluem gjith’ai ar para svet tue vramë mênden se sa përqind vallë do t’i zbritte Zogu, se mâ, tashti qi kishte hmë ndërmjet përfaqsues’i mbretit t’Anglísë, për tjetër nuk dronte.
Ne nesre në të njâjtën orë, Zogu kishte bâmë gati jo tridhetë, por njizet mijë napoljona, e para se me i a dorzuem Elez agës qeshet me tê : “Elez aga, sa mushka ke prûmë për paret ?” “Mushka kam mjaft, Ahmet beg” i përgjigjet Elezi, “por po më vjen keq qi s’të kërkova pak mâ tepër se më bân haku !” Me këto fjalë, Elez aga desh me i dalë para skontës qi do t’i bâhej padyshim. Por këtu âsht shi vênd për me përdorë fjalën e popullit, s’i bâni pare. “Haku, Elez aga, nuk të bân mâ tepër se njizet mijë ; por sa kohë qi të jemi miq un e ti, Zoti ka me e bâmë gjithmonë mirë” i a ngalli malsori malsorit e ky, i zgjuet sa s’bâhet mâ, e muer vesht mâ së miri dhe s’mungoi me i a vërtetuem. Kështu mbaroi dhe incident’i Elez Isu t, edhe ky vetëm me guximin e zgjuetín’ e Ahmet Zogut.
Kâng’ e “shpëtimtarit” qi pat nisun të pëshpritet qysh mbas Kongresit të Lushnjes vetëm me lajka, mbas “coup d’Ètat”-së u bâ vjershë e zû me u deklamuem e mbas incidentit t’Elez Isu t u bâ gati nji hmn triumfal. Klikarët e këndojshin përfaqe veten përmbrênda nga smira. Patën kujtuem intelektualët e klikës e miqt e tyne në partinë popullore se me atë gjysintelektual malsuer do të mûjshin me ngînjun gjith’ambicjet e tyne edhe me luejtun si maca me miun me tê. Mbas Lushnjes e rrëzuen prej qeverijet për t’i dhânë nji mësim, me mênden e ngushtë të tyne deshën t’a bâjnë me kuptuem se e kishin në dorë me e ngritun e me e ulun, me e ulun e me e ngritun kur të dojshin ata ! Zogu e kuptoi mësimin mâ së miri, dhe muer masat e tij në nji mënyrë aq mjeshtrore, sa gjithë ditunitë e zgjuetitë e kokave të tyne bashkë, prej Eshref Frashërit e te dr. Syrja Pojani e prej Fan Nolit e te Banush Hamdiu – për me përmêndun vetëm ekstremet e klikës e të partís popullore – s’qênë të zotnit me i a marrë vesh.
E muerën vesh kur ai s’kishte nevojë me u a fshehun mâ, e qe tepër vonë për ta. Ishte krejt punë absurde, madje qesharake mâ qi Zogu të rrinte nën nji kryeministër tjetër. Deri ata qi për nji kohë u gënjyen e për nji kohë tjetër deshën të gënjejnë veten se Zogu nuk ishte vetëm nji shoq i imponuem prej rrethanash, nji shoq i detyruem me ecun mbas direktivave të Klikës e mâ vonë të partís, deri ata e panë se nji komedí e tillë nuk shkonte mâ, e prandej, bon gré mal gré, e shpallën e e bartën kryeministër. Gjithë dikasteret e tjera u zûnë prej tyne, dhe kjo ishte nji gjâ e natyrshme. Posë njiu, veç, qi s’prekej, qi ishte feud i Zogut vetë : dikasteri i punve të mbrêndshme. Tashti Shqipnía ishte skânj mbë skânj në qetsí të plotë : kufîjt ishin caktuem krejt e s’kishte asnji kâmbë ushtari të huej në tokë të vet. Kundërshtarët e Zogut, ata qi s’kishin qênë asnjiherë partizanë të tij, ishin bâmë miza kualsh, dikush dalë jashtë, dikush shtruem e dikush ramë mbë bark e mbllun gojën.
Parlamenti ishte ende ai i vjetri, i 1920-ës. Në vênd t’atyne deputetve qi qenë rrëzuem prej mandatit të tyne për shkak të “coup d’Ètat”-së ishin... zgjêdhun të tjerë, ata kandidatë qi kishte paraqitun e dashtun vetë qevería. Por kishte ardhun koha mâ qi Shqipnía të vêndoste statutin e vet nëpër nji Kuvênd Kushtetues. Prandêj, parlamentit të vjetër i ipej fund për me lluem kompeticjonin për zgjedhjet e Kuvêndit. Si partí s’ka tjetër mâ posë popullores. Përparimtarja kishte mbaruem qysh mbas “coup d’Ètat”-së. Por në Shqipní aso kohe kishin peshë mâ tepër personat se partitë e programet. Me gjithë këtê, partía popullore kishte nji disiplinë ë nji mjeshtrí propagande relativisht të fortë e prandêj mjaft shpresë me tuem shumicën në Jugë e me prestigjin e Zogut nji pjesë të mirë në Verí.
Mirpo tashmâ, në të vërtetë, Zog e partí ishin bâmë dy gjâna, e partíja donte të kishte nji shumicë qi t’i ndëgjonte asaj e jo Zogut. E këtê e qitën për fushë tue kërkue prej leader-it të fortë të tyne me i a lëshuem përkohsisht ministrín e mbrêndshme ndonji shoqi tjetër. Zogu ishte kryekëput i sigurtë për prestigjin qi tashmâ mbas kaqë suksesesh e karrjere të shkëlqyeshme, kishte tuem ndër turmat ku mâ shumë e ku mâ pak në Shqipní. Prandêj mûndi me u tregue burrë me “shokët e partisë”. Por menjiherë desh me u dhânë edhe provën qi mûnd t’a kapërcente edhe partín : i lëshoi popullit nji proklamo personale, tue i lypun votat për kandidatët e tij. Alea jacta est ! Si për magjí u zhdukën të gjitha devilet e huashme e komedít ‘e deratëhershme ndërmjet njeriut qi s’kishte stofë me ndëgjuem urdhna veçse deri ditën qi të kishte ardhur koha me kaptuem Rubikonin e intelektualët qi e kishin blemë, jo për nji malsuer qi kishte lêmë sundues, por për nji “malok” – siç e quejshin me zâ t’ulët ndër vete – me u bâmë mashë e ambicjeve të tyne.
Zgjedhjet mbaruen me timin e Zogut e me nji llim të vleravet e t’idevet politike në Shqipní. Partía popullore u dá dysh, mâ mirë me thânë u zhduk. E për fat të mirë të Shqipnís u zhduk edhe Klika. Dhe, gjâ shumë kuptimtare, kryetar’i saj Eshref Frashëri me shokët mâ të lidhun me tê mbetën besnikë të Zogut. Shumkush e ka komentuem këtë fakt tue thânë se Zogu ka qênë aq thellë në dijení të disa sekreteve të tyne qi s’kishin si t’u dajshin prej tij. Por mâ fort âsht për t’u mênduem se ata e kishin kuptuem qi tashmâ s’u kishte mbetun asnji kredit në Shqipní e prandêj u a donte interesi me i u mbështetun atij qi i kishte aksionet mâ nâlt se të gjithë. Popullorët e tjerë me Fan Nolin mbë krye, të bashkuem edhe me deputetët e Shkodrës Luigj Gurakuqin më krye, formuan opozitën parlamentare, e kështu me emnin Opozitë vepruen deri sa zgjati kuvêndi kushtetues. Ishte vjeta 1923.
Duhet shënuem këtu, e theksuem në mënyrë krejt të posaçme qi kurrë s’ka pasun Shqipnía, në gjithë jetën indipendente të saj deri në 1939, nji Kuvênd Kombtar të zgjedhun me nji lirí aq të plotë, pa as mâ të voglën ndërhymje nga ana e pushteteve qeveritare, sa këtë kuvênd kushtetues, shprehje gjenuine e direkte e vullnetit të popullit. Dhe ky fakt ka rrjedhun thjesht prej grindjes e mosbesimit të kundrejtshoshojnë ndërmjet Zogut e partís popullore qi së bashku ishin në fuqí, të cilët vetëm mbi bazën e lirís mûndën me u marrë vesh për këto zgjedhje : partía dronte leader-in e saj se mos përdorte aparatin administrativ për dobí të vet personale e i hoq, për deri në mbarim të zgjedhjeve, ministrín e mbrêndshme. Ky, si kryeministër, ushtroi mbi atê ministrí mâ të madhin kontroll qi mos t’a përdorte at’aparat për dobí të partís, të cilën ai s’e konsideronte mâ të vetën. Në këtê gjêndje mûndën edhe kundërshtarët e Zogut a të partísë popullore me votuem lirisht. Kështu, liríj’e zgjedhjeve qe e përgjithshme.
E këndêj del vetvetiu sheshit qi shumica zogiste e këtij kuvêndi ka qênë absolutisht legale. Ka qênë quejtun prej Opozitës e kundërshtarvet përgjithsisht “shumic’e gishtit”, sepse në çdo veprim nuk dijshin me bâ tjetër veçse me ngrêjtun gishtin në shênj pëlqimi për ç’propononte qevería. Por, me kuptim a pa kuptim, në cilën demokrací të botës âsht pamë qi partía qeveritare të votojë kundra qeverísë ? Sikur mos t’ishte kjo disiplinë në partín e shumicës, kush i dilte përpara djalektikës së nji Fan Noli, të nji Luigj Gurakuqi, të nji Stavro Vinjau ase të nji Koço Tasi e fjalimeve xixëlluese të nji Ali Këlcyre qi ishin në krye të Opozitës? Por, ofshé! E mjerë për Shqipnínë. Populli shqiptar, mbas sa qindvjet robnije, porsa kishte çelë stë në dritën e lirís.
Njimênd malet e saj kishin rruem të lira, me zakonet e ligjet e veta ; kishin pasun e kishin demokracín e vet të mrekullueshme, ku secili ishte zot në qarkun e të drejtave qi i kishin caktuem ligjet e zakonet shekullore ; kishin pasun e kishin pleqsitë e kuvêndet e veta, ku gjithkush flitte sa ishte nevoja me folë, pa zhurmë, pa bërtitun, urt’e butë e me arsye për me gjetun të vërtetën qi kërkohej së bashku për të mirën e përbashkët. Por tashti këto kohna, po thoshin intelektualët e Shqipnís së Re, kishin perënduam : kohë e re, ligje të reja, zakone të reja. Të gjithë, mir’ a keq, shum’a pak kishin kënduem revolucjonin e Francës, shumë atê të Turqve të rinj e metodat e këtyne. Lirinë e kuptojshin ashtu siç e kishin kuptuam evropjanët e amerikanët, e ashtu dojshin edhe për Shqipnínë.
Por ky largim i madh shpirtnuer prej popullit të vërtetë nuk mûnd të kishte pasoja të mira. Ahmet Zogu qe shumë mâ afër popullit se intelektualët autentikë, dhe dijti me e joshun e fituem për vete, siç e provoi Kuvêndi Kushtetues. Intelektualët, qi mbas teorive të tyne, nxânë nëpër shkolla, s’e shihshin të dênjë atê për misjonin qi dukej se i kishte caktuam vetes, disa ndoshta edhe për smirë, të vetëdijshme e të nënëvetëdijshme, u përpoqën t’a shkreditojnë me ligjëratat e tyne parlamentare dhe ligjërimet private kudo qi u binte me folë si dhe me artikuj gazetash. Por populli kuptonte mâ mirë gjuhën e Zogut se atê t’intelektualvet. Përfundimi qe tragjik. Shqipnía kishte edhe nji djelmní, edhe ajo shkollare. Nji ksi djelmsh, nja katër vjet parandej pat kryem nji gjest, me vrasën e nji tradhtori, qi e pat ngrêjtun n’altarin e adhurimit të nacionalizmës intelektuale të Shqipnís mbarë. Por duhet t’a theksojmë këtu fjalën intelektuale. Se populli, 90 % , s’i kishte kuptua tradhtít e Esad Pashë Toptanit, sikur s’kuptoi as gjestin e Avni Rustemit.
E n’e ka admiruem këtê, e ka admiruem vetëm për trimnínë qi bâni tue vramë nji pashë në mes të Parisit, sikur pat admiruem njizetenji vjet mâ parë nji tjetër Shqiptar qi pat bâ nji gjâ analoge në mes të Stambollit. Avniu s’qe frymëzuem prej fjalimeve flakëdhânse, as prej kshillave të kurrkujt, por vetëm prej situatës qi kishte përpara svet dhe sensibilitetit patriotik të jashtëzakonshëm të tij. Por qe bâmë nji shêmbull i rrezikshëm për djelm të rij si ai. Mûnd t’ishin shumë qi mezi pritshin nji rasë për me fituem famën e nji fatosi me nji gjest të tillë. E nuk mûnd të pritej prej së rijsh nji pjekuní e mjaftueshme për t’i dalluem me siguri ato rasa në qoftë se nuk u mungon trimníja.
E qe se nji ditë prej ditësh Avni Rustemi bân nji gabim mjaft të rândë : “Sikur të mos kisha frikë”, i thotë nji soqi të vet “se do të më quente bota nji kriminel t’etshëm për gjak, mbasi kam vramë edhe nji tjetër, Ahmet Zogu sigurisht nuk do të kishte mâ jetë”. E shoqi, nji djalosh edhe mâ i ri, qe gati me i u përgjegjun “Lepe, tek jam vetë !”. S’ishte aspak rasa me pamë n’Ahmet Zogun nji Esad Pashëtë dytë. Ç’shênj tradhtije kishte dhânë në tânë jetën e tij ? As kundërshtarët mâ të papërkulshmit qysh në llim të karrjerës së tij s’e kishin shqiptuem kurrë nji padí të tillë për tê. Të tjerët e kishin brohoritun për patriot deri në shpëtimtar t’atdheut, dhe kishin bashkpunuem me tê deri te zgjedhjet e Kuvêndit Kushtetues. E tashti a thue se u bâ tradhtuer vetëm pse populli shqiptar i dha besimin e vet nëpër këto zgjedhje të lira e të rregullta ?
Jo, por vetëm patriotizma morboze e nji të riu, mbërrîmë deri në paroksizëm në nji atmosferë të helmatisun prej nji djalektike e nji oratorije të papeshueme, e bashkueme me manín e nji tjetër të riu me u bâmë “i madh” me nji krim të famshëm puell atentatin kundra Ahmet Zogut me.... te shkallët e parlamentit në Tiranë, me të gjitha pasojat qi tërhoq përmbrapa.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)