Në Nenin 47 të ligjit për Bankën e Shqipërisë nr. 8269 datë 23.12.1997 parashikohen rastet për shkarkimin e guvernatorit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës.
Ja teksti:
"Çdo anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, duke përfshirë guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët pezullohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave dhe shkarkohet nga Kuvendi Popullor, në qoftë se ai ose ajo:
a) është në pamundësi për të shërbyer në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, sipas nenit 46;
b) është dënuar nga gjykata për një vepër penale, për të cilën ligji parashikon dënimin me burgim;
c) është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose është deklaruar i falimentuar dhe nuk është rehabilituar;
ç) është ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunës
shtetëror apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtarinë apo
mjeshtërinë;
d) gjatë ushtrimit të detyrës, në mënyrë aktive merr pjesë në veprimtari politike.
2. Guvernatori dhe zëvendësguvernatorët e Bankës së Shqipërisë, si dhe çdo anëtar tjetër i Këshillit Mbikëqyrës, mund të shkarkohen nga Kuvendi Popullor me propozim të shumicës së gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, kur:
a) personi i propozuar për shkarkim ka munguar për dy ose më shumë herë në vazhdimësi në mbledhjet e radhës të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pa shkak të arsyeshëm;
b) personi i propozuar për shkarkim është në pamundësi fizike ose mendore për të mbuluar funksionet e ngarkuara; ose
c) personi i propozuar për shkarkim gjatë ushtrimit të detyrës ka shkelur rëndë etikën e punës dhe ka cenuar thellë interesat e Bankës së Shqipërisë.
Ndërkohë, sipas ligjit, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, mund të japë dorëheqjen duke njoftuar me shkrim përpara jo më pak se tre muajve Kuvendin.
/Shqiptarja.com